in

Gjeni veten ne kete foto te larget, miting ne Sheshin e Çerçizit ne Gjirokaster

Kjo foto na kthen shume e shume vite prapa kur ne sheshin e Çerçizit te qytetit te Gjirokastres ne dite te shenuara per qytetin apo vizita te udheheqesve te kohes organizoheshin mitingje me pjesemarrje te gjere te banoreve.

Edhe nga kjo foto kete pershtypje marrim duke pare pjesemarrjen, shumica te medhenj ne moshe dhe te rinj, mbeshtetur tek njeri tjetri me veshtrim ne nje drejtim, sigurisht nga tribuna, nga folesi qe nuk e dime me ç`rast populli eshte mbledhur per ta degjuar.

Nuk kemi ndonje kuriozitet te mesojme se kur eshte organizuar dhe kush ka folur ne kete miting, çfare ka thene e si eshte pritur fjala e tij.

Per tjeter gje e hodhem kete foto.Shikojeni me vemendje se mund te gjeni veten dhe me siguri do ndiheni ndryshe,do emocionoheni, do bini ne mendime dhe kujtime, vetes dhe shokut do t`i thoni:”Ketu jam dhe une. Ja si kam qene!”.

Po le te mos zgjatemi me fjale se ato fukarallek jane po nguluni mbi foto dhe na shkruani nese jeni apo njohet ndonje nga te afermite apo miqte tuaj.Shikim te mbare!

What do you think?

Written by admin

Sot pasdite tek Rudina u prezantua bukur grupi Nektari i Polifonise

Feste e madhe sot ne fshatin e bukur Sotire te Dropullit te Siperm(Foto)