Ns shkruan Alketa Ap Frojdi:
Ne gjirokastritet,te pakten brezi im,cdo gatim e kemi mesuar nga gjyshet,pastaj nga mamate tona nikoqire. Po i pergjigjem me kenaqesi kerkeses te gjirokastra online per te ndare me ju ne faqen e saj receten gliko me karpuz qe une e pergatise me shume kenaqesi.
Zgjodha nje karpuz me xelefken,(lekuren) nje cik te trashe qe eshte per gliko.
I ndajme ne dy pjese thelat per ta qeruar me lehte,ate pjesen jeshile,pasi ia heqim thelave,edhe ate cik te kuqe qe ka mbetur,me thike te troisur mire,avash-avash.
I japim format qe duam vet,trekendesha ose katrore te vegjel
Mund te besh gjysmen e karpuzit ose te gjithen,varet.
Pastaj marrim nje grusht te vogel me gelqere te shkrire,E hedhim te ena ku do jene dhe copat e prera per gliko. E leme gjithe naten ne gelqere ne ene.
Te nesermen e shplajme nje per nje me uje te rrjedhshem dhe pastaj e hedhim ne tenxhere dhe do e ziejme 3 here,vec e vec,sa te marri vale dhe ia derdhim ujin.
Pasi i dhame vale 3 here, i marrim qe te bejme perfundimtaren.
Mbi to do hedhim 1 kg sheqer me doemos,pastaj pak uje mbi to,deri ne mes te tenxheres dhe ia ulim pak temperaturen e sobes.
I perziejme here pas here derisa te lidhet lengu,te trashet,
Kur fillon te ndryshoj ngjyren si ne te verdhe,e heqim,por do nje cik durim sa te marri ngjyren e duhur.
Ja dhe fotot:
Kjo kur fillojme ti japim 3 valet e para
Duke marre valen,ose sa te kllukaqepsin,themi ne gjirokastritet.
Ketu duke filluar te ndryshoj ngjyra
Dhe glikot jane gati!