in

Erdhën drutë!-Dimër të mbarë për të gjithë!

Me dru apo me kondicionere do ngrohemi kete dimer qe mesa duket eshte i vonuar dhe mire ben qe nuk troket si dy dimra me pare, me shira e debore te madhe.

This image has an empty alt attribute; its file name is 336838_347136621979898_1583556057_o.jpg

Per dimrin e sivjetem,duket se njerezit e kane fjetur mendjen dhe as po e vene ujin ne zjarr se me cfare do ngrohen. Dikur nuk ndodhte keshtu. Familjet gjirokastrite e kishin ne tradite, sigurimin e druve qe ne behar.Mushkat e komunales punonin edhe ne vape e aktiviteti i tyre rritej vecanerisht ne muajt e pare te vjeshtes ndersa ne palce te dimrit kafsharet e komunales ishin ne hall.

Erdhen drute!-Ky refren shoqerohej goje pas goje dhe me tone gezimi, bashkohej me entuziazmin e te gjithe familjes qe priste drute por dhe te tjereve qe,kush te ndihmonte me pare, pa pyetur per shiun apo boren ne shesh.

Femijet gezonin edhe me shume, fluturonin me nje e dy dru ne duar.

Osh e osh, me shapka neper kembe, dilnin dhe plakat, nga gezimi qe erdhen drute e zjarrit, drute e shtepise.

Interesant ishte nje moment gezimi per te gjithe!

Ka shume histori per drute, per latat e muajit, per faturat, per hateret dhe qejfmbetjet, per fushen e druve dhe makinen e druve te komunales, per kafsharet e palodhur emrat e te cileve nuk na kujtohen mire, por qe punonin nga mengjesi ne mbremje vone, dhe ne shi e bore, me mushama ne koke.

Sa pune te veshtire qe kryenin, po sa te papertuar, sa te ndjeshem ndaj halleve te hallexhinjve qe u mungonte dhe nje shkarp per te ndezur, ndaj dhe gezimi i ardhjes se druve ne shtepine pritese shoqerohej edhe me kafe, nje gote raki e ne ndonje rast dhe me nje çike meze por asnjehere me ndonje dhjetshe nendore.

Sa shume kujtime per drute!

Zgjohuni e merrni masa tani pa trokitur mire dimri!

What do you think?

Written by admin

Florend Kalivopulli fiton betejën me Covid 19

Urojmë 100 vite me shëndet,lumturi e krijimtari te mbarë për poetin e Medarit Mufit Çeli