in

Doli numri i ri i gazetes “Lunxheria”

Doli numri i ri i gazetes“LUNXHERIA”, botim i shoqates atdhetare-kulturore me emrin e krahines, drejtor Llambi Zerva dhe kryeredaktor Arben Bllaci.

Ne faqen e pare te saj zene vend shkrimet per akordimin e titullit “Nderi i Kombit”atdhetarit lunxhot Koto Hoxhi dhe titullin” Kalores i Urdherit te Flamurit” humanistit Dr.Panagiotis si dhe fjala pershendetese e Z.Lefter Margariti, Kryetar i Shoqates.

Ne faqen e dyte te gazetes do te njiheni me nje jeteshkrim te plote per Prof. Dr.Ksenofon Krisafi, me rastin e dhenies se titullit “Qytetar Nderi”nga Bashkia e Gjirokastres, shkruar nga Prof. Dr Ymer Çiraku.

“Leko Mako dhe malli i tij i pashuar “eshte titulli i shkrimit te Spiro Xhavares kushtuar intelektualit lunxhot Leko Mako ne 10 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Ne faqet 4 dhe 5 te gazetes do te njiheni me artikujte:”Koto Hoxhi “Nderi Kombit”, kreanaria e Lunxherise”, shkruar nga Petraq Floku si dhe “Rikonstruktohet kroi i madh i fshatit Selcke”me autor Alfred Bita dhe arkitekt Kreshnik Merxhani, shoqeruar me foto.

Vend te dukshem ne gazete zed he shkrimi per bamiresin lunxhot Kiço Noti qe eshte dhe sponsorizues i numrit 85 te gazetes Lunxheria si dhe takimi i tij ne ambientet e punishtes Trahana Lunxheria me mjekun e njohur Tritan Kalo.

NE FAQEN E 7 TE GAZETES SHKRUHET PER AKTIVITETIN AKADEMIK DHE SHKENCOR TE PROF.DR.PANAJOT BOGA NDARE NGA JETA ME 7 QERSHOR TE KETIJ VITI.

Ne rubriken “Ndahen nga jeta”shprehen ngushellime per :
Jorgo Noti
Jani Krisafi
Theofan Duka
Aleks Çuçi
Evgjeni Dedi
Rrodho Dhima
Gathulla Domi
Polikseni Xhafi
Jorgo Dodi
Eleni Kondi
Ramo Boja
Kiço Dogani

What do you think?

Written by admin

Gezuar e 100 vjeç Arqile Hila. Lumturi e dite te bukura paç gjithe jeten!

Kujtese/ Akullore dhe kasata, ne cilen pastiçeri ju shijonin me shume?