Kjo foto eshte nga rrethi i ciklizmit te klasave sportive te shkolles Koto Hoxhi.Nuk e dime se cilit vit i perket, po mbajme mend qe nga vitet 70 e larte ne kete shkolle ka patur gjalleri te madhe edhe nga aktivitetet sportive, me ngritjen e klasave ne disa lloje sporti, gati ne te gjitha, futboll, volejboll , basketboll etj.
I vetmi sport i zhvilluar pak ne Gjirokaster ka qene ciklizmi po jo dhe fare,se djem te rinj leviznin me bicikleta ne gjithe territorin e lagjes 18 shtatori, ne rrugen e Valarese apo ne ate nacionale. Nje pjese shkonin edhe per peshk po per ta do shkruajme nje here tjeter.
Garat me bicikleta nga nxenesit e Koto Hoxhit organizoheshin gati cdo te shtune dhe kjo dite quhej “e shtuna sportive”.
Organizoheshin dhe gara ne lloje te tjera sporti.
Kjo foto eshte bere tek Ura e Lumit nga ku behej nisja per Subash dhe kthim, pra nxenesit me bicikleta pershkonin nje rruge gati 25 km vajtje dhe 25 km kthim, jo e vogel per moshen e tyre, por ishin mjaft mire te pergatitur fizikisht dhe teknikisht, nen kujdesin e mesuesve te edukimit fizik qe jane dhe ne foto Hito Hitaj, Raq Paskali dhe Jorgo Arseni.
Po cilet jane nxenesit ne foto?
Kemi disa emra, jane dhe te shquar ne lloje te ndryshme sporti sidomos ne futboll. Nuk po i tregojme, shikoni me kujdes. Do befasoheni. Ata kane ndryshuar shume, edhe Shkelqim Skreli qe e dergoi per gjirokastraonline.