Cfare ka ndodhur me sepetet e jetes ne shtepite e vjetra te Gjirokastres, a jane apo mungojne?!
Ne nje mesazh Albana Frengu Kotoni na shkruan:
Do doja te dija dicka per sepetet e vjetera. Une di qe grate tamam, tamam gjirokastrite mbanin ne sepete palen qe ju benin vajzave kur i martonin ose rroba te mira qe i hiqnin menjane per te vajtur ne ndonje hater.Mbanin copa te qindisura nga dora e tyre ,ose kordinaqet,perdhet,mbulesat me humai te bardhe qe i shtronin ne divane. Sa me ka marre malli te shikoj nje sepet te vjeter, shkruan ajo.
Ne pyetem nje nga fanset e faqes tone nese kishte ne shtepi e te na bente nje foto por pergjigja e saj ishte jo, kane patur po i kane shitur.
Ja dhe pergjigja e saj:
Ne shtepine tone te jetes, pra ne shtepine e vjeter, kishim dy sepete shume te bukur.Njeri ishte me dhoge, me piktura brenda e jashte dhe tjetri metalik me percina te verdha te vendosur bukur… Sepeti kishte dhe nje si te ndare qe ishte si nje tellaro e madhe qe ndane pjesen e sipreme ku viheshin dokumente te rendesishme te shtepise.
Cfare ndodhi me to e kam veshtire ta tregoj po dhe te fshehte nuk po e mbaj. Une isha e vogel atehere dhe i doja te dy sepetet, fshihesha kur luanin brenda ne shtepi poçefshehot.
Disa here me kishte zene edhe gjumi dhe ne nje rast shtepia u vu ne merak, sa me gjeten.
Nuk e di si ndodhi qe ato u shiten po me kujtohet qe ne shtepi bisedohej per t`i zevendesuar me paisje te reja, moderne, sic thuhej dhe atehere.
Kane kaluar shume vite gati 50 vjet dhe kur kujtoj qe ato nuk jane me ne shtepine e vjeter mbushem me lote, mbytem nga nostalgjia, malli dhe kujtimet, se kujtoj qe ne to gyshja vendoste carcafet dhe tantellat,anelat e qendisura,kellefet me tantella, gjithashtu te qendisura per mysafiret, po dhe kuverta
Ja pra sa teme interesante na duket kjo qe hodhem sot ne faqe, me deshiren te komentojme po dhe te dergoni foto te ndonje sepeti te vjeter punuar me mjeshteri edhe nga artizanet gjirokastrite.
Ne kerkuam ne internet e mezi gjetem kete qe percollem ne faqe qe eshte i bukur dhe i punuar me mjeshteri.