in

Biskotë në filxhanin e kafesë, llokume e gliko për mysafirët…

Ne shtepite e vjetra te Gjirokastres dhe jo vetem, kafe e gliko sherbehen te parat per pritjen e mysafireve, zakon edhe per familjet e reja por dhe ato ne krahina si ne Laberi, Lunxheri, Zagori, Dropull e gjetke.

Mendojme se midis tyre nuk ka ndonje ndryshim te madh vetem ne disa gjera qe dhe kane levizur nga koha ne kohe.

Nje fanse e faqes tone na shkruan se i ka bere pershtypje fotua qe kemi percjelle sot per t`ju uruar Miremengjesi me kafe dhe nje dege manxurane, kafe e shtypur ne gur qe te shijon shume!

Asaj i ka bere pershtypje biskota ne filxhanin e kafese dhe per kete na shkruan:

“ Kur hapa faqen e gjirokastraonline bashke me pershendetjen Miremengjesi me beri pershtypje biskota ne filxhanin e kafese.Nuk e di nese ne familjet gjirokastrite ka qene dhe me pare zakon shoqerimi i kafese me biskote apo eshte nje zakon i ri. Dhe per te mesuar, c`eshte hequr apo eshte shtuar, pra ne qerasje, ne pritjen e mysafireve.

Une per vete e kam vizituar Gjirokastren dy vjet me pare dhe me ka pelqyer jashtezakonisht shume, po dhe njerezit te dashur dhe mikeprites.

Kur shkova per vizite ne nje familje me qerasen me llokume dhe pastaj edhe me nje kafe te shoqeruar me nje biskote. I pyeta nese kafe me biskote te shoqeruar ka qene zakon i vjeter dhe vazhdon po nuk mora ndonje pergigje te qarte. Me thane se “ keshtu e kemi gjetur, keshtu bejme”.

Kjo ta themi ngjarje mu kujtua sot sa pashe biskoten ne filxhanin e kafese dhe thashe te shkruaja e mbase mesoj ndonje gje te re per traditen e familjeve gjirokastrite, po dhe te krahinave te tjera, me cfare qerasnin mysafiret, qofte ne vizita te zakonshme qofte ne gezime familjare si fejesa e dasma, cfare nxjerrin, glikora apo biskota te pazarit.

Jam amvise e re dhe dua te mesoj se qe te jem e sinqerte me c`bej dhe kam pare dhe ne familje te sotme tani e mbushin tavolinen me lloj lloj gjera qe vertete te ngopin syrin po te vjen si thoni ju gjirokastritet andiri te nderesh doren. Une mendoj per vete se ka lezet kur sherbehet ne tabaka te bukur si kjo ne foto.
Une keshtu mendoj dhe me kenaqesi pres dhe mendimet tuaja!”

Keshtu na shkruan fansia e faqes tone dhe na lutet ta shperndajme letren e saj , gje te cilen e kerkojme edhe nga ju qe bashkebisedimi te shtrihet edhe jashte faqews tone gjirokastraonline.

What do you think?

Written by Admini

Gjirokastra sot, Pranverë në karantinë, ja si duket…

Histori prekëse, i zoti ndërron jetë, qeni besnik Stella udhëton disa milje dhe e pret poshtë spitalit