in

Argjiro, nje iniciativë që nisi pikerisht pas hyrjes së Gjirokastrës në Unesco

Nga Ilda Mara

Argjiro, nje iniciativë që nisi pikerisht pas hyrjes së Gjirokastrës në Unesco për të promovuar qytetin e gurtë. Ishte viti 2007, nuk kish rrugë për të shkuar në qytetin muze, po ne me vizionin tonë sollëm emra nga më të medhenjte të artit shqiptar dhe atij boteror në kalane e Gjirokastres!

13 vjet angazhime per të gjetur forma të ndryshme per të promovuar Gjirokastren, Art & Trashëgimi, Takimet Muzikore te Dy Boteve, bro & Promovo | Protect & Promote, etj…

E lumtur që iniciativa jonë vazhdon të frymëzojë artistët dhe administratorët e Kulturës!

“Trashëgimia kulturore është udhëtimi i paraardhësve tanë, i rezave të shkuar, janë përpjekjet e tyre kreative për t’iu përshtatur mjedisit ku kanë jetuar, përpjekjet për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre, për të mbrojtur veten, për të begatuar dhe përparuar dhe për t’u ngritur përmbi rrethanat, qofshin të natyrës apo ato të krijuara nga njeriu.

Trashëgimia kulturore është dëshmia dhe shprehja e krijimit njerëzor përballë sfidave fizike dhe konceptuale.” do te shkruante ish-ambasadori i BE-se, Ettore Sequi per revistën tonë kushtuar Gjirokastrës.

Ndaj Gjirokastra, do të vazhdojë të qëndrojë si një sfinks në luginën e Drinos, perballe sfidave të natyres dhe njeriut.

What do you think?

Written by admin

Rruga Kardhiq -Delvine, ja sa shpejt do vini ne Sarande nga Tirana

Elva Margariti:Ja pse Gjirokastra nuk është vetëm arkitekturë…