in

Armetë – Ja si i Përgatisin Gjirokastritët Patëllxhanet Turshi që pasi i Provon nuk i Harron Kollaj

Në Gjirokastër janë të shumta gatimet Tradicionale dhe nga ndonjëherë habitesh me shumë-llojshmërinë e tyre.

Sa herë që mendon se i ke provuar të gjitha diku ndesh me ndonjë gatim të pazakontë sic janë turshitë sepse jo të gjithë i preferojnë.

Kjo ndodh sepse kur dëgjon fjalën turshi mund të kesh provuar ato me domate ose kastravec dhe ke vënë re se nuk bëjnë pjesë në shijet e tua të gatimit. Por ndodh që ndonjë herë bëhesh kurioz kur shikon se turshitë janë të disa-llojshme dhe nuk kanë të njëjtën shije. Ju filloni të provoni dhe ndodh e papritura, deri dje nuk i hanit turshitë por ja që të gatuara në këtë menyrë dhe të servirura me vaj ulliri ju bëjnë të mos i harroni kollaj…

Ne po ju japim recetën dhe mirëpresim komentet tuaja. Urojmë t’i provoni edhe ju që nuk i hani turshitë. Na besoni që nuk do zhgënjeheni. 🙂

Receta e Patëllxhaneve Turshi apo Arme sic i quajne ne Gjirokaster.

Patellxhanet zgjidhen ne madhesi mesatare, u hiqet bishti dhe priten ne mes pa prekur te dy skajet e tyre. Ashtu sic jane vendosen ne nje tenxhere ne uje qe velon dhe lihen 5 minuta deri sa te zbuten.

Hiqen nga tenxherja dhe kullohen per disa ore te vendosura mbi nje tepsi. Mbi to vendoset nje peshe e lehte qe te mundesohet kullimi i plote.

Ne nje ene grijme speca, hudhra, majdanoz dhe i perziejme me pak kripe te zeze. Masen e pergatitur e vendosin ne mesin e seciles patellxhane dhe mbas mbushjes patellxhanet i vendosim ne kavanoze ose ene qelqi, nje radhe patellxhane dhe mbi to nje gjethe hardhi, shoqeruar me nje sasi vaj ulliri dhe pak uthull, sipas deshires.

Kujdes per mbylljen fort te kapakut, dhe mund ti mbani ne frigorifer e t’i servirni here pas here me raki ose vere.

www.GjirokastraOnline.com

What do you think?

Written by admin

Foto nga Fansat/ Drama Besa e vitit 1908. Ja për çfarë u shpenzuan të hollat e mbledhura?

Kryeministri përshëndet Investimin – Mësimi në Gjirokastër nis me Shkolla të Rikonstruktuara