in

Kryeministri përshëndet Investimin – Mësimi në Gjirokastër nis me Shkolla të Rikonstruktuara

Gjimnazi “Asim Zeneli” në Gjirokastër nis vitin e ri shkollor me ambjente të rikonstruktuara.

Kryeministri i Shqipërisë përshëndeti këtë investim me anë të një postimi në Facebook:

I RILINDUR pas vitesh të tëra degradimi deri në pikën që nuk njihej më, gjimnazi “Asim Zeneli”, ku mësuan edhe Ismail Kadareja e Dritëro Agolli, do të presë nesër nxënësit në kushte optimale falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe bashkëfinancimit të Bashkisë Gjirokastër

Më herët Gjimnazin “Asim Zeneli” e vizitoi ministri Bledi Çuçi i shoqëruar nga deputetja Artemis Malo dhe kryebashkiaku Flamur Golemi.

Ministri Çuçi me anë të një postimi në Facebook tha:

“16 shtatori për nxënësit e gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër nuk është thjesht dita e parë e vitit të ri shkollor. Ka edhe një domethënie tjetër. Ata do të gjejnë një gjimnaz të rikonstruktuar plotësisht. “Asim Zeneli” radhitet mes gjimnazeve elitare të vendit, ku kanë studiuar edhe emra të shquar të letrave shqipe si Ismail Kadare, Dritëro Agolli etj. Vazhdon të jetë i tillë edhe sot. Investimi që bëmë e radhit këtë shkollë ndër më të mirat në vend edhe në aspektin e ambienteve të reja dhe bazës materiale sipas standardeve më të larta. Ky gjimnaz me moshë afërsisht sa mosha e shtetit shqiptar jam i bindur që do të vijojë të jetë ndër më të mirët në të gjithë hapësirën shqiptare edhe në të ardhmen. Veç vlerësim dhe mirënjohje për punën e shkëlqyer të mësuesve ndër vite. Ta gëzoni shkollën dhe suksese.”

Ministri më herët vizitoi edhe shkollën “Koto Hoxhi” ku u shpreh se janë gati shkollat në mënyrë që asgjë të mos mungonte, jo thjesht për ditën e parë, por edhe në vijimësi të vitit shkollor.

Urime dhe suksese te gjithe nxenesve ne kete vit te ri shkollor nga Gjirokastra Online!

What do you think?

Written by admin

Armetë – Ja si i Përgatisin Gjirokastritët Patëllxhanet Turshi që pasi i Provon nuk i Harron Kollaj

Gjimnazi Siri Shapllo Mirëpret Nxënësit në këtë Vit të Ri Shkollor