Uji i Ftohtë në Tepelënë është një pikë shumë e preferuar për udhëtarët dhe grupet e pushuesve të huaj. Nga viti ne vit rritet numri i vizitoreve që qëndrojnë aty per nje kafe apo per te drekuar ne hijeshine e peizazhit natyror dhe burimeve me ujra të rrjedhshme.
Udhetaret e vjeter si dhe vendasit kujtojnë dhe shprehen edhe per lokalin poshte rruges, Kafe-Restorant, i pari për nga arkitektura dhe sherbimi cilesor që preferohej nga udhetaret e autobuzave te linjave, nga banoret vendas, udheheqja e vendit, turistët dhe delegacionet e huaja.
Aty shijohej kafe me kajmakë dhe ushqime tradicionale, produkte bio, pjatë e parë mish i vogël i pjekur i maleve te Kurveleshit dhe , mbi të gjitha, Arapashi që përgatiste kryemjeshtri i kuzhines tepelenase Baki Bakiu.
Eh, kuzhinier Bakiu!
S`ka tepelenas që nuk e kujton dhe vlereson për profesionalizmin , gatimet me shije që përgatiste, Arapashin në vecanti që dikur, këtë gatim të vecante të zonës, udhetaret qëndronin enkas per ta shijuar ndersa turistet dhe delegacionet e huaja porositnin që më parë.
Mënyrën e gatimit, mbi bazën e pervojes së kuzhinier Bakiut, që sot e gjen rallë ne lokalet ekzistuese te Pikës Turistike te Ujit te Ftohte te Tepelenës, po e percjellim ne faqen tone per t`i kujtuar dhe kuzhinieret e tjere që te mos heqin dore nga pergatitja e ketij asortimenti të traditës.
ARAPASH ME TE BRENDSHME QENGJI
Mjeshtër Bakiu kaurdiste te brendshmet e qengjit, kryesisht gjendra, zorret e qumshtit etj., se bashku me qepen e prere ne kubike, deri sa te merrnin ngjyre te kafte, shtonte ujin sa të merrte vale pastaj dhe dhjozmën e grire holle, kripe dhe spec djeges.
Ne vale e siper e përziente me shpejtesi, shtonte sasine e miellit te misrit pak e nga pak, sa ta perfundonte atë dhe e perziente deri sa qulli i perftuar te shkeputej nga faqet e enes. E ndante pastaj ne pjata personale, persiper shkrinte gjalp të tretur dhe therrime djathi te bardhe.
Normativa per 4 deri 5 persona:
Te brendshme qingji 1 pale,
gjalp 100gr,
miell 400gr,
qep 2 – 3 kokrra,
spec djeges,
djath i bardhe,
kripe e dhjozem sipas deshires.
Arapashi nuk ka mbetur vetem nje gatim i zonës se Laberise por menyra e gatimit dhe perdorimi eshte percjelle edhe ne rrethe te tjera si ne Gjirokaster, Përmet e Sarandë.