in

Avokati De Monze: Akti i Avni Rustemit “një krim pasional me nxitje të një populli të tërë”

Ne bllokun tim të shënimeve kam shkruar edhe për një libër që më ka befasuar. Është libri i nje autori, emri i te cilit është krejt i padëgjuar. Ka të bëje me vrasjen e Esat Pashës në Paris, në qershor 1920 nga Avni Rustemi.

 

Autori, Anatole de Monze, sfidonte sferat më të larta te Parisit me librin e tij te vogel Destins hors, botuar më 1927 (“Fate jashtë serisë, d.m.th.të pazakontë për avokatin ne profesionin e tij). Ai liber paraqet një interes të vecante, sepse A.de Monze ishte avokati mbrojtes i Avniut gjate procesit gjyqësor. Ai e quante Avniun, “studentin e vogel shqiptar”, si idealist dhe aktin e tij te motivuar, vetëm nga interesat e Atdheut, te cilin pashai e pati nxjerre vazhdimisht ne ankand…

 

Duhet theksuar se avokati i Avniut kishte përballë si avokatë të palës tjetër, juristë me emër, ish-ministra, diplomatë, gazetarë, madje midis tyre edhe një bashkëpunëtor të presidentit Millerand.

 

Nderkaq në mbrojtje të Avniut doli “Vatra”, me një thirrje që i bëri ministrit të Drejtësisë. Vinin shumë mesazhe e peticione nga mbledhjet që mbaheshin në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nga qarqe dashamirëse nga jashtë vendit.

 

Si konkluzion, gjykata u gjend perpara një rasti flagrant, pranoi mbrojtjen e avokatit De Monze dhe e cilësoi aktin e Avniut “një krim pasional me nxitje të një populli të tërë”.

 

Dhe Avniu u lirua pas 6 muajsh paraburgim…

 

(Pjesë e shkëputur nga libri i autorit Arben Puto “Jetë me kujtime”)

 

What do you think?

Written by admin

Tejet Misterioze 9 Gropat me të Njëjtin Diametër të Shfaqura në Fshatin Dervician të Gjirokastrës! (Video)

Arapashi që Gatuante në Pikën Turistike të Ujit të Ftohtë Mjeshtri i Kuzhinës Tepelenase Baki Bakiu!