in

Sekretin e Gatimit të Kulaçit të Pjekur Në Saç të Krahinës së Zagorisë e Mësoni nga Kozeta Pali

Krahina e Zagorise shquhet per traditat e saj ne kulinari.Kryesisht gatimet jane te thjeshta dhe me pak perberes si rrjedhoje e te qenit zone e thelle malore,por pa pasur asgje mangut ne shije.

Po permendim disa nga gatimet e krahines.

Me nam eshte Lakrori me pete te pjekura ne sini dhe mish qengji qe nuk mungon kurre ne vigjilje te Vitit te Ri,duke pasur dhe nje monedhe ne tepsi ,qe simbolizon fatmiresine e atij/asaj qe e gjen.

Byrek me lakra dhe djathe ose gjize,pjekur ne saç,si dhe ngaster me miell misri dhe me lakra,djathe ose gjize,te shoqeruara me dhalle si pije ,gjate stines se veres.

Laker e bardhe me mish derri ,ne tave,e pjekur ne saç, tave  me patate dhe mish qengji ose keci ,gjithashtu pjekur ne sac.

Paçe me te brendshme te te imtave ,ne forme supe.

Kole,zorre te mbushura me te brendshme te te imtave dhe erza ,thare ne tym ,perdoren te skuqura.

Pastiço me djathe,qumesht dhe veze.

Nje nga gatimet e tradites eshte dhe Kulaçi Zagorit.

Kete recete na e dergoi Kozeta Pali te cilen e falenderojme per bashkepunimin.

Përbërësit per pergatitjen e Kulaçit:

1 kg miell

2 kokrra vezë dhe pak kripe

1 lugë çaji sodë buke

1 filxhan kafeje me vaj ulliri

400 ml qumësht

Menyra e pergatitjes se kulaçit:

Mielli hidhet i gjithi në një enë të gjerë.

Në mesin e miellit hapet një gropëz dhe anash miellit shtoni kripën dhe sodën rreth e rrotull.

Më pas shtoni në gropëzën që keni hapur vezët e plota ndjekur nga qumështi dhe vaji i ullirit.

Përziejeni miellin me të gjithë përbërësit e tjerë duke përdorur një lugë druri.

Shtoni edhe pak ujë të vakët që të lehtësoni formimin e brumit të kulaçit.

Më pas hiqeni lugën dhe punojeni masën me duar deri sa brumi i krijuar të jetë i njëtrajtshëm.

Kur brumi të jetë forcuar, jepini formën e një topi dhe punojeni sërish me duar.

Hiqeni brumin nga ena dhe vendoseni në sipërfaqen e gurtë ose të mermerit që keni në kuzhinë.

Sekreti i një kulaçi të shijshëm qëndron tek përpunimi i vazhdueshëm dhe i njëjtrajtshëm i brumit.

Më pas merrni një tepsi rrethore ose drejtkëndore dhe lyejeni me vaj.

Merreni brumin dhe futeni në tepsi duke e shtrirë me dorë deri sa të puthitet në çdo cep të sipërfaqes së enës së pjekjes.

Pasi brumi i kulaçit të jetë përhapur mirë, përdorni një pirun të pastër për t’i dhënë forma dhe trajta sipërfaqes së tij.

Futeni tepsinë në furrë dhe piqeni për 30 minuta në 200 gradë.Ne fshat piqet ne saç me prush . Ju uroj te dale i shijshem!

What do you think?

Written by Admini

Ja Pse Gazeta “Odria” Eshtë Një Enciklopedi e Veçantë

Kujtim Gjonaj Nderohet me Titullin “ Nderi i Qarkut” Gjirokastër