in

Oda e Banesës Gjirokastrite me Disa Funksione-Cilat jane Ato?!

Odate e Medha te shtepive Gjirokastrite nuk kane patur vetem nje funksion. Ka nje opinion te pergjithshem sikur ishin vetem per te pritur e percjelle.

Kjo ndodhte dhe ishte, si te thuash, aja e funksionit te saj.

Kete rol e mbanin per aq kohe sa shtepia priste nje vizitor apo te aferm qe i vinte nga larg.

Grate dhe vajzat e shtepise, odate nuk i mbanin per sy e per t`u dukur, per te marre mburrela e per t`u kenaqur me ambientin.

Ato kane qene funksionale ne oda qendrimi, ngrenieje dhe fjetjeje.

Kjo menyre jetese e familjes gjirokastrite ka qene dhe ne familjet e pasura edhe pse ne banesa me hapesira te medha dhe me e dy e tre kurora bashke, po me tendence shkeputjeje, ne kuptim te mire,cdo kurore me ambientet e saj, vecanerisht ambientet sanitare.

Oda gjirokastrite nuk ishte vetem vend i pritjes se mysafireve ishte dhe vend qendrimi per ngrenie.

Zakon ishte qe te gjithe uleshin rreth sufrase per te ngrene , po vec te rriturit e vec femijet. Kjo praktikohej edhe ne festa te medha , si dasma, shtrohej trapez per burrat, trapez per grate dhe per femijet.

Funksioni i trete i Odave gjirokastrite ishte vend edhe per fjetje,  me kompleksin musander- dhipato.

Keto amiente shtese e ne faqe te mureve, qe nuk zinin hapesira brenda odase, kane qene mjaft funksionale.

Brenda tyre vendoseshin ne radhe mbulesat si verore dhe dimerore, veç e veç; jorgane,çarçafe, jasteqe, edhe te qendisura, po aq holle e bukur, me mjeshteri, si duken edhe ne foto perdet dhe kordinaqet ne dritare, anelat mbi jasteqet, mbulesat mbi mindere dhe çiltet e mbuluara me humai te qendisura e me tantelle anash.

Oda gjirokastrite ishte vend per muhabet, per kenge dhe per valle, me dimension te madh brenda baneses gjirokastrite.

Sa ato jane funksionale sot ne shtepite qe i kane ruajtur, nuk e dime, po dime qe dikur kishin gjalleri, kishin jete, ndryshe sot qe mund te jene te heshtura dhe me shume funksionale per turizem, per t`i pare e shijuar bota. Po dime qe edhe disa jane ne perdorim per fjetje dhe te frekuentuara sidomos nga vizitore te huaj.

Urojme te shtohen. Turizmi po gjallerohet ne Gjirokaster.

Eshte burim i mireqenies per ato familje gjirokastrite qe kane vendosur te rrojne me Turizem!

Fat kush i ka dhe i vë në përdorim!

 

What do you think?

Written by Admini

Ditët e Para Dimërore në Qytetin e Gjirokastrës

Poeti Çano Nora Merr Urime Për Librin e Ri me Fabula “Zonja Dhelpër Bën Kërkesë”