Nje nga recetat me te vecanta qe mund te perdorni ne shtepine tuaj dhe qe gjithashtu nuk ju ha aspak kohe eshte receta e djathit te veshur me pete dhe te skuqur me mjalte dhe fara susami
Ingredientet
1 pete e gatshme
200 gram djathe i bardhe
4 luge gjelle mjalte
1 filxhan me fara susami
vaj luledielli per skuqje
Udhezimet e pergaditjes
1. Ndani peten ne 4 shirita te holle.
2. Mbeshtillni me to fetat e djathit. Nese jeni me teper se 4 persona atehere duhet te shtoni sasine.
3. I lyeni petet me pak uje ne menyre qe ato te fiksohen pas djathit. I lini per pak minuta ne ngrirje dhe me pas i skuqni ne nje tigan me vaj te nxehur.
4. Pasi te jene skuqur mire nga te dyja anet, sherbeni djathin ne nje pjate duke i shtuar siper fara susami dhe mjaltin.
Ju befte mire!