Avokado dhe presh per supen me te mire te diteve te ftohta
Supa është një nga elementët më të rëndësishëm të vaktit të ditës dhe eshtë e mira të konsumohet në çdo stinë sidomos në dimër. Me poshte listojme perberesit te cilet ndihmojne ne pergatitjen e kesaj supe kaq te shijshme.
1luge gjelle gjalpe
4 presh
Arre moskat
2 patate mesatare
1 liter leng pule
4 luge gjelle krem pana
1 avokado
Kripe,piper i zi
Udhezimet per pergatitje:
1. Shkrijme gjalpin ne tenxhere dhe pasi te kemi lare dhe prere holle preshin, i shtojme ne tenxhere dhe i kaurdisim pak per 5 minuta.
2. Sperkasim pak me arre moskat dhe kripe dhe vazhdojme perzierjen.
3. Patatet e qeruara i presim ne copeza te vogla me qellim qe te ziejne shpejt, i shtojme ne tenxhere, shtojme piper dhe lengun e pules.
4. Me pas shtojme edhe 4 luge gjelle krem pana. Vendosim kapakun dhe e leme supen te zieje per 15-20 minuta.
5. Pasi te jene ziere mire preshi dhe patatja kalojme supen ne blender dhe e kthejme ne krem.
6. Se fundmi, presim nje avokado ne kubike te vegjel, i sperkatim me pak leng limoni dhe kur ta servirim supen, shtojme 1/4 e avokados ne kubike ne pjate.
Ju befte mire!