Kemi folur per historine dhe gatimet tradicionale te kuzhines gjirokastrite, e shumellojshme ne receta dhe e pelqyer per shijen e gatimeve. Po kjo kuzhine nuk ka qëndruar ne vend.
Nje hapesire e madhe u hap me ndryshimin e sistemit, kalimit nga ekonomia e centralizuar ne ate te tregtise se lire. Faqe te vecanta ne historine e zhvillimit te saj kane shtuar kuzhinieret e rinj, nje pjese te shkolluar dhe jashte vendit që sot ne restorantet e tyre praktikojne edhe gatimet tradicionale greke, turke, italiane etj.
Per ta tradita e huaj ishte nje kapitull i ri dhe mundesi e re per te pasuruar menyne ne llojshmeri, cilesi dhe shije te reja. Ndikimi ka qene i ndjeshem, mesuan ne restorante te profilizuara dhe ne kushtet e ekonomise se lire, private, te punesuar ne to u treguan mjeshter ne “vjedhjen” e artit kulinar dhe u kthyen per te fituar me shume ne qytetin e tyre.
Kjo histori ka ndodhur edhe me kuzhinierin e talentuar Kliton Kufo. Ai sot ka nje taverne per pije e meze nga me te preferuarat ne qytet dhe vleresohet per llojshmerine e cilesine e gatimeve.
“Te kombinosh traditen e vendit tend me ate te nje vendi tjeter, si te ishullit te Qipros ku kam punuar, -thote Klitoni, do te thote qe klientet t’i mesosh me shije te reja. Edhe Syri kenaqet duke pare, po shija eshte tjeter gje, eshte kryesorja ne çdo gatim” -thotë Klitoni.
Kuzhinieri Kliton Kufo ka klientele te qendrueshme, edhe te huaj, italianë e grekë që punojne ne Gjirokaster. Për ta dhe grupe turistike shtron edhe dreka e darka. Po kështu deren e ka te hapur per ceremoni familjare dhe festa kolektive, siç po ndodh keto dite ne prag festash, te krishtlindjeve dhe Vitit te Ri, prenotuar që më pare.