in

1001 Gazmoret – Krijuar dhe mbledhur nga Niko Çika… Ja disa prej tyre!

Qeshni, bëni të tjerët të qeshin dhe do ta kuptoni që jeta nuk ju ka shkuar kot!

Thone që humori zgjat jetën; jo, humori bën ta jetosh atë. Besomëni, qeshni përditë, bëni të tjerët të qeshin dhe do ta ndieni që jeta s`ju ka shkuar kot. Nuk më pëlqen t`ju tregoj moshën, shifrat s`kanë rëndësi, kujtoj shokët, shumica nuk janë më, por unë qesh akoma me ta. A nuk është kjo një gjë e mrekullueshme?”, kështu shkruan autori Niko Çika (ndarë nga jeta në moshën 86 vjecare) ne krye te faqes së librit që ju, do te mbeteni të kënaqur, nuk do ta largoni nga dora deri në gazmoren e fundit. Ato nuk janë pak, janë gjithsejtë 1001 gazmore.

Ja disa prej tyre:

1.
Pasi i solli pjaten që kishte porositur, klienti e thirri perseri kamerierin.
-Urdhëro- i tha ai.
– Përse një copë mish? Edhe dje hëngra këtu, por pjata kishte dy copa, – i tha klienti i pakënaqur.
– E…,e ka fajin kuzhinieri, që ka harruar ta ndaje në dy copa,-u përgjigj kamarieri.

2.
Kamarrierja erdhi menjeherë t`i merrte porosinë klientit që sapo u ul në tavoline.
-Më sillni një Coca-Cola i tha ai.
-Bëheni porosinë si duhet, zotëri. Ne kemi vetëm Koka-Kola, -ia ktheu ajo me mirësjellje.
Klienti, e kuptoi se gabimi qëndronte te shqiptimi, por e mundonte dicka, ndaj e pyeti:
Mirë për këtë rast, po kur bie fjala për Carin e Rusisë, si ta shqiptojmë?

3.
Tre vëllezër të këputnin shpirtin kur i shikoje tek qanin. Dhe kishin arsye;u kishte vdekur babai.
-Përse qani kështu o bij?- i pyeti e ëma.
-Po mbetëm jetimë…,-iu përgjigjën ata.
-Mblidhni veten, se nuk ju lë nëna pa baba!

4.
Nje pijetar kishte ulur kokën në banakun e klubit dhe qante me dënesë. Banakierit i erdhi keq dhe e pyeti:
-Përse qan?
-Lëre se mbrëmë e shita gruan për një shishe konjak…
-Mos je penduar dhe do ta kthesh përsëri?
– Kurrën e kurrës, ia priti pijetari. – Jam penduar vetëm që nuk e shita për dy shishe të paktën.

What do you think?

Written by admin

Kuzhinierët që ndërthurën Gatimet Tradicionale me Kuzhinën Turke e Greke në Gjirokastër!

Ja se cfarë ka shkruar shkrimtari i njohur Teodor Laço për krijimtarinë e Niko Çikës!