in

Si jetohej në shtëpinë e Ismail Grapshit në lagjen “Pazar i Vjetër” për gjozduqet e të cilit kanë mbetur edhe vargje!

Si jetohej në shtëpinë e Ismail Grapshit në lagjen “Pazar i Vjetër” per gjozduqet e te cilit kanë mbetur dhe këto vargje:


“Te kesh -o, c’te kesh -o
Bregun e Ali Hashos
Sarajin e Nelo Kabilit
Gjozduqet e Ismailit”.

 

Në shtëpinë e madhe në Pazar te Vjetër te Ismail Grapshit në vite është jetuar mirë. Fis i madh, krushqi me familje te degjuara si Babameto, Çoçolate, Kalot, Canot e Kumbarot (Libohove) etj. Më punëtore që shërbenin dhe në shtëpi, po që fëmijët te edukuar t’i respektonin, u flisnin hallë, dhe jo në emër.

 

Në vitet e largëta, burrat e djemtë në punë, plakat e gratë me punët e shtëpisë. Ca kohë edhe pse 4 kurora bashke, Ismetit, Javerit, Abedinit e Reufit (që më pas u largua ne Amerike rreth viteve 20 –te), rronin me pune dhe administrimin e pronave, shumica kullota.

 

Në të 4 familjet kunatat shkonin mire me njera tjetren, respektonin burrat dhe vjehrrat, te cilat ishin shume autoritare. Dy plakat e shtepise, nënë Beija dhe nënë Hedua, ishin ne krye te punes me kyçe ne brez.

 

Ishte zakon: Çelsat e shtepise i mbanin ato, sidomos te sepetit; me sheqer e kafe, gliko e llokume, rezerve, qe prekeshin vetem kur vinte ndonje mysafire. Kjo nuk behej per kacanllek, se jo çdo gjë gjeje në kohë në pazar.

 

Ato, me plaka të Pazarit të Vjetër dhe kushërira, te Sakove, Kallajxhinjve, Vehbinjve, etj, si pinin kafete e “zbardhnin” filxhanet, shikonin nje cope here me dylbi nga penxherja, pastaj binin ne kujtime te humbura e te vjetra, nga kohe e tyre e te tjereve.

 

Visheshin bukur, edhe me kostum kombetar, sidomos ne dite festash. Në krye te divanit, të dukura, prisnin mysafiret. Nuk leviznin nga vendi, si te ishin vete mysafire ne shtepi te tyre, shikonin me kujdes nuset qe sherbenin, me tabaka ne dore, me kafe, gliko apo llokume.

 

Fëmijet e 4 vellezerve, te nje shtepie, u rriten dhe vazhduan shkollat, megjithese ne veshtiresi ekonomike, se pas luftes, me reformen agrare, vleresuar te pasur, u “dogjen” tapitë, toka bujqesore dhe kullota, ndersa ne ’49 edhe plaçka te shtepise. Ne keto kushte, nga Gjirokastra u largua Javeri e Abedini dhe mbeti vetem Ismeti me gruan, Sehadetin dhe vajzen e vogel.

 

Në Tiranë djali i Ismetit, Selaudini punoi librashites dhe nga biblioteka e tij personale i dhuroi bibliotekes kombetare nje fond te mire librash. Brezi i trete e i katert i Grapshajve u bene me shkolla te mesme e te larta. Djali i Javerit, Zijai, Artist i Merituar, nipi i Ismetit e mbesat, Liliana, aktore e mirenjohur ne teatrin “Zihni Sako”, Teuta me pune ne Greqi, ndersa Dritani inxhinier kimist, sot në Kanada, bashke me prinderit, Demirin dhe Feron, Ferasetin, me karrierë të gjatë dhe të vlerësuar në mësimdhënie, edukim e veprimtari shoqërore.

 

Në Kanada ku banojnë, të pandarë shpirtërisht me historitë dhe shtëpinë e vetmuar në Pazar të Vjetër, e pandriçuar që në këto ditë dimri fundviti prag feste, duket e trishtuar me strehët që pikojnë gjumë…

 

What do you think?

Written by admin

Anija Gjigante që i la të gjithë me Gojëhapur ndërsa zbarkoi në Venecia!

Kuzhinierët që ndërthurën Gatimet Tradicionale me Kuzhinën Turke e Greke në Gjirokastër!