in

Menuja familjare sipas stinëve në Gjirokastër – PRANVERA

Gjirokastritet, në kushtet brenda shtëpisë, gatimin e kanë mësuar në radhë të parë nga vjehrat, pastaj jashte, ne gjitoni te mire.

 

Jo ne pak raste, kur gatuanin dicka te vecante e tregonin edhe per mburrje ne gjitoni.

 

“Pa provoje nje cike, si e kam bere se i hodha dhe nje gje te mire “, -thoshnin kur mblidheshin bashke. Keshtu ato kane dhene e kane marre duke ndare me pare se bashku kenaqesine e te gatuarit, ndjesine e prezantimit, qendruarit e te shijimit ne sufrane familjare .

 

Pas stineve, qe venin e vinin , ato nderonin edhe menyne e gjelleve, supat e embelsirat. Jo se keto respektoheshin ne menyre perfekte, po pergjithesisht, familjet, kishin nje meny, perjashto mundesite me te mira te familjeve te kamura, te mbajtura e me rregulla, edhe me diete ne perdorimin e bulmetit e mishit. Ne pergjithesi eshte mbajtur meny e tradites. Ushqim per mengjesin ishin qumeshti, djathi, veza, paparja e trahanaja.

 

Dreka me te pare e te dyte, gjelle me mish e zarzavate, darka e lehte per familjet intelektuale dhe e rende per ato ku burrat punonin ne fushe apo merreshin me blegtori, gjelle me mish ose byreke, lakroret me te preferuar.

 

Vend te mire ne kete meny, shumica me baze petet, zinin byreqet me lakra e qumesht, me qepe e mish dhe, sa per embelsirat, sutjaci ishte pjata e pare ne familjet krishtere dhe hasude e hallva ne ato muslimane. Te pakta ishin frutat, po te ndodhura, nje pjese, ftonjte e sheget, ere mire, ruajtur si zahiret, arrat, bajamet e lajthite, portokallet, limonat e mandarinat, ne te radhe, po kishte, pjeper dimeror, per dite te mira, per miq e te aferm…

 

Pranvera vinte dhe dilte me me shume ereza, perime, jeshilleqe, shtrohej me sallate te fresket, supe e gjelle, shumica pa mish, plot vitamina e kripera minerale.

 

Sarmat ishin specialiteti i pare i pranveres, me rritjen e gjetheve te herdhise.

 

 

 

Shapkati me lakra, laropita ,qollopita me miell te grunjte,djathe e veze.

Mishi i qengjit e kecit perdorej me shume i pjekur, te brendshmet kukurec e hordhi, por edhe supe, pilaf me melci etj.stolisur per sy e shije me barera aromatike.

 

 

 

What do you think?

Written by admin

Tryezë Festive e Unionit të Gazetarëve të Sarandës! Gjirokastra Online i Uron Krijimtari të Mbarë e Plot Gëzime!

Menuja familjare sipas stinëve në Gjirokastër – VERA dhe Vjeshta