“Burre e grua mish e thua.”Kjo shprehje eshte e vjeter ne Gjirokaster, ndoshta nje moshe me qytetin.
Keshtu ne rini keshtu dhe ne pleqeri po ne moshe qe shkon edhe me ndonje romance si reminishence nga dashurite e para.
Kjo ka ndodhur edhe me nje cift te vjeter qe, ne ditet e karantines, per nostalgji dhe per te shkuar kohen, vendosen te bejne si dikur…
-He mi te ka marre malli te bejme ashtu…?- i tha plaku dhe plaka ia ktheu:
– Si the mo se s`te degjova mire, te bejme sikur?…
– E mi si benim ne ato kohera…
– Po nga te fillojme me pare?
– Nga saiset, pastaj…
– E fillojme nga odarat me mire se s`kam mese per saise, 100 kile burre dhe do te luash saiset!…
– -E mire,mire, te thashe me sikur…
– E, e po tjeter ?
– Jo menjehere e ne thela, te stervitemi nje cike, po degjome:une do rri poshte ballkonit dhe kur te degjosh fershellimat te dalesh ne ballkon qe te te shikoj, sic beje dikur…
Plaku doli nga shtepia dhe nga poshte ballkonit filloi nga sinjalet.
Fershelleu dy tri here, i ra dhe xhamit te dritares me dy gure te vegjel po plaka nuk doli ne ballkon, sic e kishin lene me fjale.
U merzite dhe ia mori kenges”Nga muri do ngjitem ta di qe te vritem!”
Zerit te tij iu bashkuan dhe te tjere, tamam si ne ate kohe…
Po perseri plaka nuk doli ne ballkon.
Me merak la kengen dhe ngjiti shkallet e shtepise.
Plaken e gjeti duke u rregulluar ne dhome!
– Po mire mi, pse nuk dole ne ballkon?
Plaka si e zene ne faj, i tha:
-Po mu kujtua mamaja qe me thoshte:E shikon kete furkace, ne koke e ke, po dole ne ballkon.