Miellin me kripë dhe ujë të ftohtë e përgatisim për petë byreku. Petët i hapim pak me te trasha nga ato të byrekut.
I presim ne rripa 10-20 cm. Arrat e grira holle, vezet, sheqerin, kanellen dhe gjalpin e tretur i punojme se bashku dhe pergatitim kremin për mbushjen e trigonave.
Petët e prera në rripa i hapim, hedhim kremin e pergatitur, dhe i mbledhim ne forme trekendeshi. I vemë në rradhë ne nje tepsi te lyer me gjalpe, i lyejme dhe ato persiper gjithashtu me gjalpe dhe i pjekim ne 150 grade celcius. Pasi i heqim nga furra hedhim ne to shurupin e nxehte.
Normativa:
- miell 600 gr,
- uje 200 gr,
- kripe 3 gr,
- arra te grira l60 gr,
- veze 2 kokrra,
- kanelle, 3 gr,
- sheqer l60 gr,
- gjalp i tretur 200 gr.
- Per shurupin, sheqer 700 gr, vanilje 0.25 gr, uje 400 gr.