in

108 vjetori i shoqates “VATRA”,kontributi i gjirokastritëve të Amerikës në realizimin e misionit te saj( Emrat)

Shoqata shqiptaro-amerikane Vatra festoi 108 vjetorin e themelimit.

Pjese e historise se saj jane dhe mergimtaret gjirokastrite qe kane kontribuar per forcimin dhe realizimin e misionit te saj per garantimin e te drejtave te tyre dhe mbare shqiptareve ne Amerike dhe ne bote.

Kontributi i mergimtareve gjirokastrite fillon me krijimin e saj, nga takimi i pare me 24 dhjetor 1911 ne Boston dhe me pas deri diten kur u regjstrua zyrtarisht me 28 prill 1912 e ne vitet ne vazhdim, deri sot.

Jeta dhe historia e gjirokastriteve te Amerikes eshte e shkruar edhe ne gazeten Dielli dhe organe te tjera ne gjuhen shqipe te kesaj shoqate patriotike.

Ne keto organe kane kontribuar edhe Xhevat Kallajxhi, Agim Karagjozi e shume te tjere, me artikuj dhe krijimtari letrare.

Shembull te ndritur patriotik dhane mergimtaret gjirokastrite anetare te shoqates Vatra per ngritjen e monumentit te Cerciz Topullit, histori per te cilen dhe kemi shkruar.

Monumenti kushtoi plot 3600 franga ari dhe mergimtaret gjirokastrite te Vatres dhane nje shume te madhe ne dollare.

Për kete shkruan gazeta Demokratia e 21 korrikut 1928 ne te cilen vec te tjerave thuhet:

“Vëllezërit tonë gjirokastritë që banojnë ne Sh.B.A me të mërrë vesh nisiativën që u muar për ngritjen e statujes së Çerçiz Topullit, vrapuan të shoqerohen me këtë inisiativë me ndihmat e tyre. Këtë javë muarrëm nga zoti Neim Shapllo 93 dollarë bashkë me listën që përmban emrat e tyre. Priten te tjera ndihma që do të dërgohen nga gjirokastritët që banojnë në vise të ndryshme të Amerikës.”

Ja emrat: Remzi Kore 3 dollarë ;Haki Kamberi 1 dollarë; Qazim Gozhita 2 dollarë; Metat Muhameti 1 dollarë; Selfo Shehu 1 dollarë
Ruship Çelo 1 dollarë;Muhedin Çoçoli 1 dollarë;Metat Çene dollarë;Musto Muimani 1 dollarë; Nafiz Galanxhi 1 dollarë;
Hamdi Çipi 0,5 dollarë;Surja Kokona 1 dollarë; Malo Galanxhi 1 dollarë;Servet Selfo 1 dollarë; Islam Çami 5 dollarë;Nazim Spahi 1 dollarë,Veli Lulo 3 dollarë;Shefqet Galanxhi 1 dollarë,Kadri Mosho, 1 dollare;Nafiz Alizoti 2 dollarë;Halit Babameto 1 dollarë;Neim Shapllo 5 dollare;Bilal Roqi 3 dollare, Bejtash Kaso 3 dollarë;Vëll.Guri 3 dollarë; Hasaf Dalipi 2 dollarë;Zylfo Omari 2 dollarë;Braho Lelo 3 dollarë;Zija Mezini 3 dollare;Dule Hashorva 1 dollarë;Lezo Dudushi 1 dollare;Hasan Tore 3 dollarë;Hasan Hajro 2 dollarë;Adil Karagjozi 1 dollare;Faik Topulli 5 dollarë;Bahri Topore 1 dollare;Bedri Rahmani 1 dollarë;Ramiz Dabulla 1 dollarë;Musa Aliko 2 dollarë;Avni Grapshi 1 dollarë;Dega e shoqërisë « Drita » 20 dollarë; Gjithsej 93 dollarë.

Kjo eshte vetem njera liste se kane dhene dhe gjirokastrite te tjere.Keshtu ne shtator te vitit 1929 nga Amerika me ane te zotit Mufit Gorica erdhen dhe 95 dollare te tjere per statujen e Cerciz Topullit dhe, sipas kujtimeve te Xhevat Kallajxhi, edhe 1300 dollare te shoqerise Drita” qe drejtohej nga Fuad. I. Babameto.

Familjet gjirokastrite ne mergrim te shoqerise Vatra vazhdimisht kane ndihmuar per ceshtjen kombetare te udhehequra nga dashuria per vendilindjen dhe Atdheun te cilit i jane gjendur ne cdo kohe,, ashtu dhe ne luften ballkanike dhe ne luften e pare boterore.

Shume gjirokastrite moren pjese me trupat vullnetare si dhe ne banden muzikore “VATRA”.

Ne qershor të vitit 1917,kontribuan per Shpëtimin e Shqipërisë te udhehequr nga fjalet e paharruara te Nolit:

“Mbahu nëno, mos kij frikë. Se ke djemtë në Amerikë”

Ndihmese te veçante per shoqaten ka dhene Agim Karagjozi qe nga viti 1960, anëtar i Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe nga viti 1992-2010, kryetar i saj. Keshilli bashkiak i Gjirokastres e ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi”.

Arkivi i pasur i shoqerise Vatra ne Amerike eshte pasuruar pas viteve 90 edhe me jeteshkrimin dhe historine e familjeve gjirokastrite qe kane emigruar aty dhe sot perbejne nje komunitet te madh dhe kompakt me lidhje te forta edhe me vendlindjen , me Gjirokastren e tyre te dashur.

What do you think?

Written by Admini

60 VJET TVSH/ Engjëll Fino Telekronisti i Parë i Qarkut të Gjirokastrës

Britaniku Hero 100 vjecar Tom Moore qe sot festoi ditelindjen mori 125000 kartolina urimi dhe ja si e luftoi koronavirusin