Ne Tirane eshte organizuar promovimi i monografise “ Haritenjtë e Zagorisë” e shkrimtarit dhe studiuesit Fitim Çaushi.
Ne kete monografi pasqyrohet jeta dhe aktiviteti patirotik i fisit te njohur Harito nga fshati Nivan i Krahines se Zagorise, me kontribute te medha ne çeshtjen Kombetare.
Ne kete promovim kane marre pjese anetare te shoqates atdhetare Zagoria, pjesetare e te aferm te fisit Harito, shkrimtare dhe studiues.
Diskutantet kane uruar autorin Fitim Çaushi per suksesin e merituar ne pasqyrimin me vertetesi e mbi bazen e dokumenteve arkivore te veprimtarise se anetareve te ketij fisi disa nga te cilet personalitete ne fusha te ndryshme dhe me veprimtari te shquar ne periudha te ndryshme historike.
Njohja e vlerave te kesaj familje do te ndriçoje mendjet e shqiptareve jo vetem te sotem por dhe te gjeneratave qe do te vine. Jemi krenare neqoftese Mihal dhe Petro Harito do t’ju jepej titulli “NDERI I KOMBIT” eshte thene gjate promovimit te librit.