Justin Godart, politikan francez, mik i Shqiperise, gjate udhëtimit te tij te pare ne Shqiperi 22 mars – 13 maj 1921 vizitoi edhe qytetin e Gjirokastres.
Në nje nga librat e tij ai shkruan se Gjirokastra eshte nje qytet i vjeter, i cili ka ruajtur me shume nga qytetet e tjera nayren e tij shqiptare, si qyteti me tipik shqiptar nga arkitektura dhe fryma e saj.
Në Gjirokastër, shkruan ai dalin dy gazeta. Njera eshte “Drita”, gazetë e perjavshme e partisë popullore me pikepamje kombetare dhe demokratike. Del dhe gazeta “Omonia”, e perjavshme që botohet me shkrime gjysma greqisht dhe gjysma shqip.
Gjatë qëndrimit ne Gjirokastër Justin Godart eshte takuar edhe me intelektualë të qytetit. Drejtorit dhe botuesit të gazetës “Drita”, patriotit – publicist Veli Hashorva i ka dhënë një kartëvizitë me shënimin përkatës te cilën e botojmë me lejen e Znj. Flutura Hashorva, mike e faqes tone.
E falenderojmë dhe i premtojmë se ne faqet ne vijim të Gjirokastra Online do shkruajmë gjerësisht për jetën dhe veprimtarinë e patriotit dhe publicistit te shquar demokrat Veli Hashorva.
Shtojmë se Justin Godart ka patur takime dhe me intelektuale te tjere ne Gjirokaster. Ai ka shkuar ne shtepine e priftit Papa Pano, babai i Mësuesit te Popullit Thoma Papapano, dhe pas vizites nga Parisi i ka derguar një libër me autograf.
Në librat e tij Justin Godart ka shkruar edhe per vizitat e tjera ne Gjirokastër si per pritjen e ngrohte që i kane bere shtatëqind nxënës e profesorë të cilët e kane pritur me lule dhe i kane folur per Hygoin dhe Volterin.
Në një fotografi ai ka dalë bashke me shkencëtarin e ardhshem te Shqipërisë Eqrem Çabej.