in

Ylbere mbi fshatin Palokaster/ ‘Ndodhem ne vendin dhe kohen e duhur” thote Petro Nini Palokastra

Nje vend ku formohen gjithmone ylbere eshte Palokastra, fshat ne rrethin e Gjirokastres qe nuk i kane shpetuar syrit te vemendshem te mdjekesit te rregullt te faqes tone Petro Nini Palokastra.
.
Ylberet, si fenomen ndodhin ne dite me shi dhe me diell dhe Petrua , si gjuajtes i tyre, thote se eshte me fat qe ndodhet ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur kur shfaqen.

PER TE NJE YLBER I BUKUR MBI FSHATIN E TIJ APO NE PERIFERI ESHTE SI NJE ZBULIM QE I JEP KENAQESI DHE NXITON TA FOTOGRAFOJE APO TA MARRI NE KAMERA ME DESHIREN DHE VULLNETIN E MIRE QE TA PERCJELLI NE FAQEN E TIJ NE FB PER MIQTE.

Kapja e momentit, e castit te shumepritur nuk i shpeton sapo rrezet e diellit,sipas studjuesve, ne gjithe gjatësitë e dritës së bashku shfaqen si dritë e bardhë dhe kalojnë pikat e ujit të mbetura pezull ose ato qe formojnë mjegullën.

Pikat kanë efektin e shumë prizmave të vegjël optikë që thyejnë dritën e bardhë në një freski të dritave me ngjyra të ndryshme, duke filluar nga viola në të kuqe.

Pa u zgjatur ne fenomenin, cdo përbërës i dritës refraktohet me një kënd pak më të ndryshëm nga tjetri, duke krijuar spektrin e ngjyrave.

Petrua thote se kur shfaqen duken sikur i vendos njeri me dore dhe ngjajne me kurore ngjyra ngjyra.

Gjerat e bukura thote ai pa mburrje ndodhin nga Ura e Kardhiqit, mbi Palokaster e rrotull dhe, midis dhjetra imazheve ben dhe dallim, si ne rastin e kesaj fotoje qe sipas tij eshte 100 metra tutje Ures se Kardhiqit, shikon hyrjen e fshatit te Qafe e Shkolles e zyrat.

Petro Nini Palokastra, i stervitur ne fotografi e kamera ka kapur shume momente interesante te ylbereve dhe kur miqte e tij ne fb e ngacmojne se ato e kane shtepine ne fshatin e tij, ne Palokaster, perserit se ai ndodhet ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur dhe se ylberet i perkasin gjithesise dhe se cdo imazh permban qiell, re dhe natyre.

Ndoshta ai nuk e ka menduar, po nese dikush e ndihmon, me imazhet qe ka mund te hapet dhe nje ekspozite qe me siguri do te ngjalle kureshtje dhe interes te vecante.

What do you think?

Written by admin

NJe plazh i munguar dhe ku pushojne familjet gjirokastrite?

Sot ka Ditelindjen Akademiku Kosta Barjaba