in

Sot ka Ditelindjen Akademiku Kosta Barjaba

Kryesia e Akademisë së Shkencave uron sot anëtarin e saj akademikun Kosta Barjaba, në 60 vjetorin e lindjes.

Në një ditë të tillë jubilare njeriu pyet veten se çfarë ka arritur. Përballë kësaj pyetjeje ti dhe ne jemi kryelartë; dhe jo vetëm ne, por gjithë ajo bashkësi kërkuesish akademikë e universitarë të fushës së sociologjisë, ku ti ke familjen diturore dhe gjurmën e cilësisë së punës shkencore.

Akademik Kosta Barjaba ka një veprimtari të suksesshme botuese dhe kërkimore, universitare dhe akademike, nisur prej më shumë se tri dekadash. Është autor e bashkautor i më shumë se 15 studimeve monografike dhe përmbledhjeve studimore. Njihet e vlerësohet si personalitet shkencor me ndikim parësor për ndarjen epistemologjike të shkencës së sociologjisë prej politologjisë dhe filozofisë. Është një prej përfaqësuesve më të spikatur të këtyre fushave në mjediset akademike në Europë dhe në shkallë më të gjerë. Ka marrë pjesë me kumtime në disa gjuhë të huaja në mbi 100 konferenca shkencore ndërkombëtare e rajonale. Ka hartuar tekstet bazë dhe ka mbajtur si titullar lënde disa disiplina të sociologjisë. Disa nga librat e tij përdoren si tekste mësimore dhe ndihmëse në universitete perëndimore, para së gjithash italiane, si Universiteti La Sapienza (Romë), Universiteti i Milanos Bicocca; Universiteti Frederiku I, Napoli; Universiteti i Barit; Universiteti Fisciano i Salernos dhe Universiteti i Salentos. Me veprimtarinë e tij intensive dhe produktive mësimdhënëse, kërkimore-studimore e botuese,
Kosta Barjaba ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të shquar në studimin dhe ndriçimin e mjaft aspekteve të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë gjatë dekadave të fundit.

Kryesia e Akademisë së Shkencave uron akademik Kosta Barjabanë: jetë të gjatë, ngamot me më shumë gëzime, mirësi e mbarësi, gjithnjë me suksese në ngjitje në radhët e akademikëve dhe të profesoratit të bashkësisë së sociologëve shqiptarë, ballkanas e europianë.

www.akad.gov.al

▪Rrethi i jetës: karriera shkencore-akademike

Kosta Barjaba është personalitet një ndër themeluesit e sociologjisë bashkëkohore shqiptare. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, për filozofi. Kandidat i shkencave në vitin 1989. Doktor i shkencave më 1995. Profesor në vitin 1999. Thelloi studimet në Universitetin e Harvardit vitin 2005 (për administrim publik). Akademik i asociuar në vitin 2011. Akademik në vitin 2018.
Ka kryer kualifikime e specializime në Universitetin Brown (ShBA, 2004); në Universitetin e Miçiganit (ShBA, 1998); në Universitetin e Triestes (Itali, 1997); në Universitetin Capodistria të Athinës (Greqi, 1996); në Universitetin e Regensburgut (Gjermani, 1994) dhe në Universitetin e Leçes e të Trentos (Itali 1993).
Pedagog i filozofisë dhe sociologjisë në Universitetin e Tiranës (1984-1993). Koordinator për sociologjinë në grupin e ristrukturimit të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës 1993-1994. Shërbeu në detyra të larta shtetërore dhe politike (1997-2004 dhe 2005-2008). Këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë (2014-2017). Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë (2009-2012). Pedagog i sociologjisë dhe i politikave publike në Universitetin Europian të Tiranës (2013-2014). Së fundmi këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

▪Botimet (me kronologji prapavajtëse):

Barjaba K. (ed.) 2017: Rimodelimi i zhvillimit në kontekstet lokale, Tiranë: Akademia e Shkencave;
Barjaba K. (ed.) 2016: Asimetritë e zhvillimit si shkak i varfërisë, Tiranë: Akademia e Shkencave &UET Press;
Barjaba K. 2015: Migrimi i varfërisë, Tiranë: Akademia e Shkencave;
Barjaba K. (ed.) 2014: Rithemelimi i mirëqenies, zhvillimi sfidant i varfërisë, Tiranë: Akademia e Shkencave & UET Press;
Barjaba et alt, 2014: Transnational Networks, Transnational Entrepren-eurship and the Role of the State: the Cases of Serbia and Albania, Belgrade;
Barjaba, K. 2013: Kurthet e papunësisë, Tiranë: UET Press;
Barjaba, K. 2011: Elita demografike në tranzicionin demografik: rinia si përvojë sociologjike, Tiranë: Toena & UMSH Press;
Barjaba, K. 2011: As lokalë, as kozmopolitë? Emigrimi si përvojë sociologjike, Tiranë: Toena & UMSH Press;
Barjaba, K., Ferrarotti, F., Macioti, M. I., Perrone, L., Pugliese, E. 2011: Bazat e Sociologjisë,Tiranë: Toena;
Barjaba, K. 2010: Hyrje në sociologji, Tiranë: Naimi;
Barjaba, K. (ed) 2004: Albania’s Democratic Elections, 1997-2001, Berlin: Edition Sigma;
Barjaba, K. 2003: Shqiptarët, këta ikës të mëdhenj, Tiranë: Korbi;
Barjaba, K. 2002: Ondate senza ritorno, Rome: IOM;
Barjaba, K., Gasparini, A., (eds) 2001: Rruga shqiptare e modernizimit, Milano: Franco Angeli;
Barjaba, K. (a cura di) 1997: Albania. Tutta d’un pezzo in mille pezzi … e dopo?, Milano: Franco Angeli;
Barjaba, K., Lapassade, G., Perrone, L. 1996: Naufragi Albanesi, Roma;
Barjaba, K. 1995: Pauzat e Integrimit. Rinia në fokusin e sociologjisë, Tiranë: Europa;
Barjaba, K. 1994: Sociologjia. Pas një mungese të gjatë, Tiranë: SHBLU.

www.akad.gov.al

What do you think?

Written by admin

Ylbere mbi fshatin Palokaster/ ‘Ndodhem ne vendin dhe kohen e duhur” thote Petro Nini Palokastra

Rudina Hajdari me pushime, ja cfare i ka ndodhur…