Vjehrren e kam gjirokastrite. Pa e njohur mire, mendoja se do shkoja mire. Nuk them se sillet keq, perkundrazi, me respekton po ne ndonje rast , nuk i pushon birbili dhe, ankohet me teper per gatimin.
Une dhe vajze ne shtepine time nuk tregoja kujdes dhe, ne shtepine e burrit, jam ne hall te madh. Dua te rroj vetem, po nuk blejme dot shtepi keshtu qe jam e shtrenguar ta duroj.
Gernje, nje fjale qe ajo e perdor shpesh, bejme se nuk i pelqen asgje nga duart e mija.
Ja, supen qe beje me mire, nuk ma pelqen. Dje, sa e vuri ne goje, me tha” Haje vete, e ke bere uje te kroit! Kete supe as maçet nuk e hane!”
Hajde ta kuptosh dhe me keto shprehje qe nuk mesohem dot dhe behem per hekura.
Si nuk u kenaq nje here!..
Edhe supen qe eshte e thjeshte nuk ma pelqeu. Ju pyese juve, sidomos amviset gjirokastrite, si e beni supen moj motra?!
Une i hodha leng te mishit, uje, kripe e piper dhe nje grusht oriz po, sipas saj, nuk ishte e lidhur dhe ashtu me tha: Haje vete, eshte uje i kroit!..
Amani me tregoni nje e me shume receta, sipas radhes, mbase ja marre doren dhe ndreqem me vjerren !