Varoshi i Tepelenes ka gjithsej 200 shtepi te gjëra e me oborr, të mbuluara më rasa ose me kashtë e të rrethuara në çdo anë me kopshte.
Nga porta e veriut ka nje qoshk, ku mblidhen për kuvend. Ka gjshtë dyqane të vegjël e një xhami.
Nuk ka fare han, banjë, medrese, shkollë e institute të tjera. Ka me shumicë dhen, dhi e lopë. Varoshi i jashtëm shtëpitë i ka me tjegulla, më poshtë, pranë lumit, ka vreshta e kopshte me shege e fiq.
Në perëndim ka një varg malesh të lartë.
Ne mengjes morëm disa shoqërues nga Tepelena dhe u bëmë gati të niseshim, kur c`të shinim? Tek porta na prisnin 200 trima të armatosur me cifte për të na shoqëruar në udhëtim.
Unë iu drejtova atyre:
Gazillarë! Cila është arsyeja që jeni armatosur e jeni grumbulluar?
Zotëri, m`u përgjigjën ata, në emër të perëndisë ju dje kini luftuar rrugës me disa kusarë dhe kini vrarë dhe plagosur shumë vetë.
Fisi i tyre sonte natën ka dashur të sulmojë, por duke parë se ju ishit të siguruar në shtëpinë e dusdarit, nuk guxuan t`u bien dhe ndërruan mendje, për të plaçkitur e rrëmbyer kuajt.
Ne e kuptuam planin e tyre dhe ju kemi ruajtur tërë natën, duke mos ju lajmëruar ju, për të mos u prishur qetësinë.
Sot, ata u kanë prerë rrugën në një grykë që kemi para e prandaj kemi ardhur t`u përcjellim.
Une u gëzova shumë nga kjo përkrahje dhe bashkë më ta kaluam lumin e Gjirokastrës me anie, duke e lënë grykën e rrezikshme matanë lumit.
Udhëtimi ynë vazhdoi përsëri tri orë nëpër male të thepisur, deri sa mbërritëm në katundin Damës,i cili është zeamet (karakoll).
Prej këtej shkuam në fshatin Kashisht e më në fund, hymë në kufi të Skraparit, në katundin Marixhan.
Pas tri orë uidhëtimi nëpër male e kodrina, hymë në kshtjellën e Skraparit.
(Pjesë nga libri « Evlia Celebi Shqiperia ;350 vjet më parë).