in

Nafiz Haska – Kamarieri Simpatik dhe i Sjellur i Turizmit të Gjirokastrës, dhe sot në Restorantet më të Mira në mes të Bllokut në Kryeqytet!

Për Nafiz Haskën, kamarierin profesionist, simpatik e të sjellur të Turizmit të dikurshem të qytetit të Gjirokastrës, flitet dhe sot me nostalgji.

 

Për shërbimin e shpejt e cilesor pa bërë dallime, vlerësuar jo vetem nga “populli”, nga shumica e klientëve, por edhe nga të “mëdhenjtë”, turistët dhe delegacionet e huaja.

 

Nafi Haska profesionin e kamarierit e nisi që i “vogël”, fillimisht ndihmës e më pas kamarier, përgjegjës në Turizëm e Këcullë dhë pas vitit 1990 menaxher në restorantin më të frekuentuar të atyre viteve tek Këndella.

 

 

Këtë profesion për 47 vjet me radhë ai nuk e ka ndëruar me ndonjë punë tjetër, edhe pse oferta ka patur.

 

I pa mërzitur nga puna dhe klientët, disa prej tyre edhe “namuzqarë”, ka ditur të “përshtatet” në situata jo të qeta për plotësimin e “tekave” të klientëve të vështirë. Edhe me këtë kategori ai është ndarë me buzëqeshje e fjale te mira.

 

 

Tani Nafiz Haska nuk punon më në Gjirokastër dhe, prej shumë vitesh, i pandarë në restorantet më të mira e në mes të Bllokut, në kryeqytet, që administrohen nga pronare gjirokastritë të cilët e çmojnë për profesionalizmin e lartë, marrëdhëniet e mira më klientët, sherbimin cilësor e me kulturë.

 

What do you think?

Written by admin

Udhëtim i Vështirë në Tepelenë – 200 Trima Shoqërojnë Evlia Celebiun për në Skrapar…

Apokalips në Jug të Anglisë! Rraftet me Ushqime Bosh dhe Rradhë të Gjata në Dyqane!