Restorant Hotel “Çajupi” në Gjirokastër është edhe sot institucioni shkollë i kulinarisë gjirokastrite. Aty eshte marre e percjelle tradita dhe ajo bashkekohore duke mbetur per klientet realitet i shijes dhe kenaqesise se prodhimeve kulinare.
Fama e Turizmit ka nje pike nisje. Nga pikepamja drejtuese dhe organizative eshte e lidhur me emrin e drejtorit te pare te saj Fori Kobuzi, me shkolle Tregtare te Vlores. Pas vitit 1970 Turizmi përmendej per traditën e krijuar në gatimin e gjellëve tradicionale dhe bashkëkohore.
Meritë të dukshme, për të mos thënë kryesore, kanë patur veteranët e kulinarisë shqiptare Dhimo Konomi, Thimjo Gjoni e Jorgo Peçuni, protagonistë të shtrimit të tryezave për mbretër, ministra e personalitete te politikes. Historia e jetës dhe aktiviteti i tyre kulinar kishte për origjinë traditën e fshatit dhe ato të botës.
Basho Thimjua 15 vjet edhe kuzhinier ne oborrin mbreteror te Ahmet Zogut, me vone ne Pallatin e Brigadave, rrethin e punes e mbylli ne Gjirokastër. Keshtu dhe Basho Dhimua, disa vjet edhe drejtor i te pares shkolle kulinare ne Shqiperi dhe hartues i teksteve te tilla ne artin e gatimit.
Kiço Haxhiu profesionin e “vodhi” jashtë shtetit, po dhe aty, pa hequr dorë nga gatimet e vendit, dashamirësit e kuzhines i linte me goje hapur e gishta në pjate. Punoi ne disa restorante ne Athine, pastaj ne Tirane e se fundi, kuzhinier i Musa Jukes. Pas çlirimit njohu restorantet me te preferuara te Tiranes dhe Gjirokastrës.
Ne zanat te Kiços, ra dhe djali, Thanasi, kuzhinier me histori pune 45 vjecare qe ka gatuar me cilesi e shije te larte, ashtu dhe Kiço Kamberi, Vasil Xhumbi, Fotaq Zhulati, Ylli Muho, Piro Ndreu, kuzhinieret Vito Doni, Froso Gjoka, Afërdita Prifti, Leno Koci, Aleksandra Doni etj.
Prodhimet e ëmbëlsirave, hoshafi me fiq, xupat, bakllavaja, revania e pandispanja, tullumbat, kompekai etj, përgatitur nga mjeshtërit Ferik, Astrit Bilica e Vait Çumaku, Marianthi Karaulli, Liljana Konini etj.
Tradita e kuzhinierëve të parë të turizmit është përcjellë edhe sot. Ajo është pjesë e përvojës së kuzhinierëve të rinj profesionistë që kombinojnë gatimet e traditës me ato bashkëkohore.