TRAHANA TRADICIONALE
Ushqimi tradicional i Gjirokastrës dhe krahinave përeth eshte mjaft i perdorur, i thjeshte ne përgatitje dhe i shijshëm.
Ja si pergatitet:
Trahanane e pergatitur e hedhim ne uje dhe e ziejme sa te behet nje mase e lengeshme, e lidhur.
Grijme buken, mundesisht krodha, i hedhim brenda sa te zbuten pastaj masen e pervelojme me vaj ulliri e pak piper te kuq, shoqeruar me thermokla djathi.
Trahanaja sherbehet e ngrohte. Sipas deshires mbi te mund te hidhen edhe disa thermokla djathi te bardhe ose kackavall.
Normativa per 4 persona
4 filxhane me trahana te thate,
-2-3 luge gjelle vaj ulliri,
l00 gr. djathe,
pak kripe e piper te kuq.
Më parë, në familjet gjirokastrite, per kursim apo dhe ne mungese te gjalpit dhe vajit të ullirit, per pervelimin e trahanase eshte perdorur edhe dhigla e dhjamit te bagetive te imta.
Ne gjuhen e perditeshme edhe thuhet “E pervelova trahanane me cingaridhe”.