Aneja e avokatit prej Gjinokastre – Nga Haxhi Lika
Në vitet ‘20 n’Tironë punonte një avokat prej Gjinokastre. Ishte i pamartuar, prandaj tërhoqi edhe anenë n’Tironë. Avokati banonte në një shtëpi të vogël me oborr në një lagje me njerëz të fismë e dashamirë.
Një ditë anesë i humbi pula. E kërkoi kudo, por nuk e gjeti. Kur i erdhi djali, avokati, në shtëpi, i tha:
– Bir, të keqen aneja, na kanë vjedhur pulën.
– Ane, këtu, në këtë qytet nuk humbet gjë.
Pas dy ditësh, njëra nga fqinjat i shkon anesë me pulën në duar.
Tirona nuk ka qenë çerdhe hajdutësh, por një lulishte e vërtetë parajsore.
Kush ka jetuar në këtë qytet, ma beson këtë që po them.