in

Të Pathëna / Si u Ndodhën dhe Si u Pritën 11 Amerikanë, 8 Gra dhe 3 Burra, në Dhjetorin e Vitit 1943 në Qytetin e Gjirokastrës!

11 amerikane, 8 gra dhe 3 burra, ne kerce te dimrit dhe ne situate lufte, ne ditet e Para të Dhjetorit të Vitit 1943 u mirepriten si mysafire me dyer te hapura nga familjet gjirokastrite. 

Ngjarja është kjo:

Ne ditet e para te muajit Dhjetor te Vitit 1943, në zyren e Komitetit Ekzekutiv te sapo krijuar, te qytetit te Gjirokastres, trokiten 11 amerikane, 8 gra dhe 3 burra te shoqeruar nga dy berates.

Amerikanet kishin qene disa dite ne Berat e pas ketij qyteti kishin vazhduar rrugen per ne Gjirokaster, se mendohej se ketu situata ishte me e qete dhe jeta e tyre me e sigurte.

Kur arriten ne Gjirokaster, rane menjehere ne sy dhe shpejt u mor vesh qe ishin te huaj, amerikane, te lodhur nga rruga qe nuk dukeshin  se kishin ardhur si vizitore.

Nje pyetje behej nga te gjithe:

Si u ndodhen ne Shqiperi dhe tani ne Gjirokaster?!

Ishte kohe lufte dhe me rreziqe edhe per jeten e tyre. Nje hall e kishin dhe kjo u mesua shpejt.

Amerikanet thane se gabimisht kishin zbritur me aeroplan ne Shqiperi dhe ne Gjirokaster ndodheshin per te kaluar disa dite deri ne vazhdim te itenerarit te tyre, te kenaqur per sistuaten e qete ne qytet dhe pritjen nga autoritetet qe i sistemuan ne disa nga familjet me gjendje te mire ekonomike dhe mikepritese.

Amerikanet ne familjet gjirokastrite qendruan 1o dite. 

Ata u priten si mysafire, me strehim dhe ushqim deri diten qe u larguan te prekur nga bujaria dhe mikepritja e treguar nga te gjitha familjet pritese te qytetit.

What do you think?

Written by Admini

Kujtesë/ Në  24 Maj 1950 Personeli Mjekësor i Spitalit të Gjirokastrës Filloi nga Puna në Godinën e Re që Sot Mban Emrin “Omer Nishani”!

Djali i një zjarrfikësi vullnetar në Australi, është nderuar në emër të babait të tij i cili vdiq gjatë zjarreve të mëdha që pushtuan Australinë.