“Porta e Princit” eshte me e madhja e kalase se Gjirokastres. Deri afer vitit 1971 kur u perurua Muzeu Kombetar i Armeve rrinte gjysem e hapur. Kishte vetem nje roje qe nuk ruante kalane po depot e ujit dhe te djathit.
Per ata qe nuk e dine nje pjese e kalase me bodrume te ftohta ishte frigorifer natyral ku vendoseshin butet me djathe per periudhen e dimrit.
“ Porta e Princit” ishte e preferuar per çiftet qe gjoja vizitonin kalane po ne bodrumet e saj, gjysem te ndriçuar nga drita e diellit dhe e henes, benin dashuri.
Roja i kalase per çiftet nuk behej pengese dhe as kerkonte llogari se ku do venin. Ai e dinte. Ai kish punen e tij dhe ata te tyren.I shikonte kur merrnin kthesen per tek hyrja e portes dhe kthente koken, bente sikur qellonte me gure pellumbat, te bute e te eger qe fluturonin mbi kala.
Disa çifte vinin ca kohe e pastaj e shfaqnin dashurine ne sy te botes ne xhirron tradicionale ne sheshin e Çerçizit duke cingrisur gishtrinjte apo te kapur nga dora.
Te tjere sa te vendosej rregulli dhe te funksiononte Muzeu, vazhduan ne heshtje, ne vetmi dhe nen “ mbrojtjen “ e armeve trofe qe u vendosen ne hapesiren e harqeve por me pas nderruan vend.
Kalaja kishte dhe nje porte tjeter te hapur, ate ne krahun e lindjes afer me sheshin e Pasha Kaurit ne Pazar te Vjeter, banoret e se ciles, nga natyra te qete, nuk iu binin ne qafe e as shkonin ne kala, vetem per ndonje koncert apo shfaqje cirku kur mblidhej gjithe qyteti.
Keto vende te fshehta per ciftet u braktisen vite me pas dhe tani si “Porta e Princit” dhe ajo nensahatin e kulles jane te harruara .
Shume gjera kane ndryshuar, ashtu vendet, sjelljet dhe mentalitetet.
Te tjera kohe ishin, te tjera kohe kane ardhur!