in

Te pathena per nje nga fiset e vjetra te Gjirokastres

Ne femijerine time te larget, dhe pa u ndertuar pallati i kultures qe tani ekziston vetem ne kujtime, me pelqente te rrija poshte, nen hijen e tij, ku ishte nje ndertese e vjeter, sic thuhej, e ndertuar nga italianet ndoshta kur punonin per ngritjen e kishes katolike.

Me moshatare, per nje apo shume arsye, veja shpesh ne ate vend. Larg syrit te botes dhe te prinderve, te gjithe ndiheshim mire e te qete, degjonim pjese muzikore qe luante banda e qytetit, pinim cigare, flisnim me pak per mesimet e me shume per vajzat e bukura te Varoshit qe, ne ato vite, ne mbremjet e fresketa te veres rrinin ne pezulet e portave dhe djem me te rritur, te dashuruar me to, per t`i pare dhe nje minute uleshin e ngjiteshin rruges se lagjes.

Ky vend na sherbente dhe si strehe per t`u mbrojtur nga shiu ashtu dhe per freski mbremjeve te vona per te pare vajzat e veshura me fustane me lule qe kalonin nga Lapidari pas xhiros tradicionale ne sheshin e Cercizit.

Prania tone aty vecanerisht ne muajt e veres nuk mund te mos terhiqte vemendjen dhe zemerimin e familjareve te shtepive rrotull. Ata c`eshte e verteta, nuk na shikonin me sy te mire se dhe nje frike e kishin, ndonje nga vajzat e shtepive rrotull binte “brenda”, krijonte lidhje me ashtu…

Po nuk me kujtohet qe ne djem te lagjeve te tjera te ishim bere problem.Nese do ndodhte gje , ne komitet e polici, te paret qe mund te ngrinin zerin kunder nesh do ishin familjaret e shtepise perballe, nje shtepi e madhe, me tre kate e shume dritare, e vjeter sa mosha e pazarit, ne avline e se ciles leviznin burra te vjeter, gra te moshuara, nuse e vajza edhe te moshes tone.

Me siguri ne kete shtepi jetohej mire se femijet i shikoja te veshur mire dhe me buke ne dore.Gjalleri merrte avlia ne muajt e veres ku luanin vajza te shtepise, te lagjes por dhe kusherira nga Tirana. vajza kryeqyteti te bukura, krenare ne ecje dhe mosperfillese ndaj shikimeve tona.

Pas kaq vitesh, rasti e pruri, ne menyre virtuale te lidhesha ne miqesi me Shqiponja Galanxhi, mesuese e matematikes,banuese ne Tirane dhe kusherinje te saj ,pasardhes te disa familjeve Galanxhi, ne Tirane dhe Gjirokaster te mesoja per jeten e shkuar dhe brezat qe kane kaluar ne shtepine e madhe, te pathena per fisin gjirokastrit Galanxhi disashekullor te qytetit tone.

Shqiponja nuk ka jetuar ne Gjirokaster po shtepine e te pareve e ka pelqyer dhe dashur shume. Thote se ne kete shtepi ka lindur dhe babai i saj Faik Galanxhi qe tani nuk rron me, ka plot kujtime; mall e nostalgji te pashuar, dashuri e ndjenje te ushqyer vecanerisht nga babai i saj.

Ne kujtimet e Shqiponjes dhe jo vetem te saj ka zene rrenje zakoni i  mikpritjes me dashuri pakufi, shfaqur nga teto Gjylfo, gruaja e Eqeremit, nje grua shume e bute , e ngrohte, e dashur, e palodhur me gatimet e shijshme tradicionale.

Musandrat plot e perplot me shtresa ne gatishmeri per mysafiret. Kur hapje kapaket e drurit te gdhendur me ornamente te shihte syri te palosura pale e pale jorgane atllasi ngjyre floriri, te kuq, roze… punuar me motive te ndryshme lule apo rombe. Çarçafe akull te bardhe, te qendisur me muline me lule shumengjyreshe apo te punuar me grep a gjilpere me modele shume fine…

Xhaxheshat Aneja e Asafit dhe Sadija e Nazifit por edhe kusherinj te tjere rivalizonin njeri-tjetrin me tavolinat plot edhe me pasterti shembullore- belbezon duke buzeqeshur dhe i shndritin syte mamit tim, tani qe lengon ne shtratin e pleqerise.

Ndersa Arifi, xhaxhai i saj , ka bere nje studim te plote per origjinen dhe pemen gjenealogjike te fisi, ka shkruar edhe per shtepine, kohen e ngritjes, historite,  mjedisin e brendshem, per personazhe te spikatur me kontribute  per Gjirokastren dhe vendin.

Historine per shtepine e madhe me tri kate ku kane shkuar jeten 3 vellezer bashke,Asafi, Shefkiu dhe Nazifi, secili me familje ne cdo kat, me jete te mire tradicionale, zakone e tradita te mira, te vecanta e te perbashketa me familjet e tjera te medha, Shqiponja e nis me gjysh Shefkiun qe ka punuar ne Pazar, tregetar i vogel ne kube, ne dyqanin e te cilit gjirokastritet gjenin edhe qumesht dallendysheje, sic thuhej.Ai u largua nga kjo jete ne vitin 1933 duke lene jetim 4 djem. Gjyshja Feraset ishte vajza e Nexhip Gamit, i cili ka punuar si gazetar ne Ankara dhe me vone si sekretar i Qemal Ataturkut. Gjate luftes ajo bashke me 4 djemte zbriti ne Fier tek i vellai Sadedin Gami ku djemte u rriten me edukate shume te mire, punuan qe ne moshe te vogel, u shkolluan, krijuan familje dhe u larguan nga kjo jete me nder.

Babai i Ferasetit, gjyshi i pedagogut te letersise, Nexhip Gami
Per historine e Gjirokastres fisi Galanxhi eshte degjuar per tregeti e shkolla, por dhe per trimeri. Ka hyre edhe ne kengen e famshme te fiseve me nje varg percaktues apo me mire te shprehemi perkufizues “ Trima Galanxhiajt”.
Vendosja e ketij fisi ne vargje flet shume se dihet, gjirokastritet i kane te kursyera fjalet e mira e ca me shume vleresimin e fisit me kenge. Do ta meritosh qe te futesh e te mbetesh ne histori, ashtu dhe ne kenge apo vargje.Ne rastin e Galanxhiajve trimeria e shfaqur ne kohra lidhet me ngjarje te vjetra te mbetura dhe sot ne memorjen kolektive te fisit dhe qytetit, shkruar ato edhe ne studimin per ndertimin e pemes gjenealogjike te fisit nga Arif Galanxhi.

Keshtu burrat e fisit ishin ne krye te puneve per ekonomine dhe jeten familjare brenda saj.Per kohe qe kane jetuar dhe punuar nenpushtim, ne periudhen otomane, emrin e nderin e kane mbrojtur me pune,dituri dhe arme.Kane qendruar ne mbrojtje te vetes por dhe te lagjes sikunder tregohet per rastin ne mbrojtje te grave te lagjes kur te liget tentuan t`i perdornin.

Tregohet dhe sot e nuk eshte legjende. Nje vajze Galanxhi vrau dhendrin dhe u hodh ne pus diten e dasmes sepse nuk donte te martohej me detyrim. Ka dhe shembj qe flasin per solidaritet mes fiseve gjirokastrite.Ali pashai i dergoi porosi nje Galanxhi per ta nxitur kunder Zekateve (me te pasurit e qytetit) por mori pergjigje qe Ali pashai nuk e priste. .Ai pasi e pleqeroi, guxoi fort, nuk pranoi duke ju pergjigjur qe nuk luftojme kunder njeri tjetrit, pavaresisht konflikteve qe mund te kemi . Ne do te bashkohemi me ta per te mbrojtur qytetin, vendin tone, ishte fjala e fundit e tij e shoqeruar me kthimin mbrapsht te dhuratave.

Ne kete fis ka prezent edhe histori romantike. Nje burre i fisit qe kishte shkuar ne Turqi per pune, atje dashurohet me nje turke shume te bukur, “e humb koken” dhe e sjell ne Shqiperi, krijon familje me te. Pasardhesit e kesaj dege kane jetuar ne Lushnje, Vlore dhe Durres, ndersa te tjeret ne Tirane, por edhe  Berat, Elbasan, Laç, ashtu dhe ne Fier, Mediu, Arifi, Avdullau,Faiku.

Me se shumti tek pasardhesit e ketij fisi, disa te ikur nga kjo jete, te tjere qe rrojne,  dominon profesioni i inxhinierit dhe ushtria.

Familja e Muharrem Galanxhit.

Rol te rendesishem ne kete fushe, me gjurme ne jeten e shendoshe te familjes, te fisit dhe shoqerise shqiptare, ka lojtur Abedin Galanxhi ( babai i Agimit, Elides dhe Arturit),

Abedini i biri i Muharrem Galanxhit, ka qene nje inxhinjer ndertimi (konstruktor), qe ka sherbyer ne Ministrine e Mbrojtjes dhe eshte projektuesi e zbatuesi i nje sere veprash te rendesishme ushtarake e civile si:Pallati i sportit Partizani (sot Asllan Rusi ne Tirane), veprat ushtarake te rendesishme te mbrojtjes si Uzina e Armeve ne Poliçan, Baza e nendetseve Porto Palermo e Pasha Liman, aerodromiushtarak  neGjaderLezhe, si dhe shume fortifikimeve e tuneleve ne funksion te mbrojtjes. Abedini ka kryer shkollen e larte per inxhinjer konstruktor ne Moske me medalje Ari, dhe ka qene i vetmi Profesor me titull ne ushtrine shqiptare.

Vellai i Abedinit, Idrizi ka qene nje talent novator, i nderuar me titullin “Hero i Punes Socialiste”, novator e konstruktor i sobave te emaluara, kontatoreve elektrik, si dhe kontribues i rendesishem ne ndertimin e Kombinatit Metalurgjik te Elbasanit.

Po ashtu Faiku, babai i Shqiponjes,  pasi studjoi per teknik ndertimi ka punuar me shume perkushtim si pergjegjes per zbatimin e projekteve shume te veshtira per ndertimin e oxhaqeve dhe sillosave ne Kombinatin Metalurgjik te Elbasanit, ne Uzinen e Superfosfatit ne Laç, si mjeshter i gdhendjes se drurit ne Muzeumin Historik te Krujes, etj.

Ai ka dhene kontribut vullnetar per ngritjen e kooperatives  ne fshatin Gallates te rrethit te Krujes, ku dy vjet, 1967-1969 qendroi edhe si kryetar i saj, ndersa punoi me perkushtim edhe per pajtimin e gjaqeve ne zonen e Kurbinit.Ndonese ishte jugor por karakteri luftarak e i beses i pershtatej me se miri me verioret. Ka qene pjesemares me rezultate shume te mira ne mundje stilin e lire, atletike ne vrapimin 100 m, alpinizem… por me se shumti ne qitje.

I frymezuar edhe nga kusherira e tij Nazire Galanxhi, pionierja e ketij sporti u angazhua per themelimin e ekipit te Kastriotit ne vitin 1962 dhe me pas si trainer.

Nazire Galanxhi kampione kombetare, nderkombetare , trajnere e shquar e KS Titrana.

Te njohur e te degjuar jane Galanxhijte e Gjirokastres, Xhevati dhe Eqeremi, ndersa Agroni ne Tirane, djemte e Asafit.Agroni i çarturi i Galanxhiajve, pilot, eshte deshmor, u aksidentua ne Llogara ne vitin 1989.

Agroni e donte shume Gjirokastren. Vinte shpesh dhe kish shoqeri te mire, se ishte i komunikueshem me cdo banor te qytetit. ishte guximtar dhe i sakrifices, aq sa dhe per te miren e shoqerise dhe vendit dha jeten e tij.

Nazifi ishte emigrant ne Amerike. Djemte e tij: Namiku ka jetuar ne Gjirokaster, Okjani ushtarak detar ne Orikum.

   Okjan Galanxhi

Diana vajza nga Durresi trashegon talentin e piktures nga i ati Agim Raship Galanxhi.

Sigurisht ka dhe dipllomat e te tjere ne profesione dhe shkolla te larta qe me dije e pune kane pasuruar historikun e fisit te vjeter Galanxhi te qytetit tone.

What do you think?

Written by admin

Presideni Republikes Ilir Meta nderon Sokrat Kalivopullin me Dekoraten “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU”(PAS VDEKJES)

Kujtese/ 107 vjet më parë u nda nga jeta atdhetari dhe veprimtari i shquar i Rilindjes Kombëtare, Çerçiz Topulli