in

“Të dua si dikur, me gjithë shpirt, moj Lunxhëria ime!”/Një rrugë nga me të rëndësishmet në Gjirokastër merr emrin e një poeti të shquar

Keshilli Bashkiak ka vendosur qe rruga nga Ura e Lumit, ne vazhdim  fushes se Valarese e thelle ne Lunxheri te mbaje emrin e poetit Jorgo Bllaci, lindur ne fshatin Karjan te krahines se Lunxherise.

Jorgo Bllaci, poet,perkthyes dhe dipllomat eshte dalluar per shpirtin aristokratik ne krijimtari.

Ai ka sjelle ne shqip me po ate tingellim si edhe ne gjuhen e tyre te memes, Eseninin,Lermontovin, Pushkinin, Gogolin, Turgenievin e autore te tjere.

Libri i tij i pare eshte ” Ligjerimet e pylli(1964) dhe ne vazhdim: “Epika e trendafilave”, “ Zerat e nates”, “Lirika” .

Jorgo Bllaci eshte vleresuar dhe me pare me çmime ne krijimtari dhe tituj nderi, “ Mjeshter i Madh” ne vitin 2004; mbajtes i titullit te larte “Per miqesi mes popujve”, “Perkthyesi me i mire i vitit”, “Nderi i Lunxherise”, “Nderi i qarkut Gjirokaster”, “Qytetar nderi i Gjirokastres” etj.

Jorgo Bllaci i ka kenduar me dashuri fshatit dhe krahines se tij. Nuk ka lexues dhe lunxhot qe te mos kujtoje vargje brilante si keto per kete krahine te bukur:

“ Dhe ndonese prane vatres ku çdo gur,

Me zgjon me mijera dhimbje dhe kujtime,

S`me presin me…Te dua si dikur,

Me gjithe shpirt, moj Lunxheria ime!”

Ja teksti i plote i poezise se Tij per LUNXHERINE:

S’më shkeli këmba qysh në mituri

Në këto vise gjithë gërxhe e brinja

Ku si dy motra plot me dashuri

Blerojnë tok, bajamja dhe dëllinja.

Ku gur mbi gur guguçja rri këndon

Dhe këng’ e saj jehon nëpër lugina,

Mbi gjoks të shkëmbit t’egër lulëzon

E kundërmon me erë trëndelina.

Si lot i çiltër ujët e kristaltë

Plot ëmbëlsi buron me mërmërime,

Nga shpirti i dëlirë i maleve të lartë,

Nga shpirti yt, moj Lunxhëria ime!

Në brinjën ku në mbrëmje zbresin grigjet,

Ku rrjedh një lumë i vogël me rrëmbim,

Të bukura zbardhojnë nëpër brigjet

Shtëpizat e të shtrenjtit fshatit tim.

Përbri një pyll me fletë gjelbëron,

Më tej rudina, ara dhe lëndina.

Pastaj… gremin’ e hon ku lulëzon

Mbi gjoks të shkëmbit t’egër trëndelina.

Prej prindëve, mes shtigjeve stuhia

Buçiti dhe më ndau për ngamot.

Kështu më fluturoi mituria,

Ç’mi njomi vitet një nga një me lot.

…Tani sërish po vij me mall në gji

Në këto vise gjithë gërxh e brinja

Ku si dy motra plot me dashuri

Blerojnë tok bajamja dhe dëllinja.

Dhe ndonëse pranë vatrës ku çdo gur

Më zgjon me qindra dhimbje dhe kujtime,

S’më presin më… Të dua si dikur

Me gjithë shpirt, moj Lunxhëria ime!

What do you think?

Written by admin

Foto e rrallë nga Vasillaq Nasto, Matura IVB e gjimnazit Asim Zeneli -Gjirokastër

Dr. Laver Stroka: Ja pse nuk duhet te flini me ngrohes gjate nates!