in

Takimi i Stavros, djalit te Shurdhit, me zotin Karolos Papulias/ I gezuar, fitimtar, si te kish arritur nje beteje diplomatike ndihej dhe zoti Malile

Ne katin e pare te shtepise ku jetonte familja Minga, rronte Shurdhi, me gruan, Fotinine, vajzen, Kostandon dhe djalin, Stavron, martuar me Lilianen, vajzen e berberit te degjuar Gaqe Kekezi.

Shurdhi, keshtu i flisnim ne lagje, burre i mbledhur, punetor ne ndermarrjen e ndertimit, për te perballuar jetesen, merrej dhe me prerjen e druve te zjarrit. I mire e i qete, punetor, nuk kishte te tjere ne lagje si ai, i perkiste kategorise se atyre njerezve qe, sic thoshte tim ate, levizte nga pragu e brenda, shikonte punen e tij.

 

 

Jeta e kesaj familjeje ndryshoi pas vizites se pare ne Shqiperi te Karolos Papulias, deputet i Janines dhe Minister i Jashtem e më pas President i Republikes se Greqise, negociator i pales greke per hapjen, shkrirjen e marredhenieve te ngrira Shqiperi – Greqi, me perurimin e pikes Kufitare te Kakvijës etj., kronikat e të cilave i kam përcjellë në pozicionin e korespondentit zyrtar te Agjencise Telegrafike Shqiptare per rajonin e Jugut.

Në viziten e parë, jashte protokollit zyrtar, Papulasi iu shpreh Reiz Maliles se ne Pazar te Vjeter ka te aferm qe do t`i takoje dhe t`u dorezoje nje pako. Nje çast Ministri tone i Jashtëm mbeti i hutuar po jo i pa shfaqur ne gatishmeri per te plotesuar menjehere kerkesen e tij.

Papulasi permendi emrin e mbiemrin e Shurdhit, banorit te lagjes dhe, pas kësaj, i thashe Ministrit tone se te afermit e Papulasit ndodheshin ne hyrje te turizmit ne pritje per t`u takuar me te.

Diplomatit te vjeter i ndriti fytyra dhe me buze ne gaz iu shpreh mikut se kjo pune do rregullohet menjëherë.

Takimi i zotit Papulias me Stavron, djalin e Shurdhit ishte me te vertete mbreselenes.Po aq mire e i gezuar, fitimtar, si te kish arritur nje beteje diplomatike ndihej dhe zoti Malile, qe, nuk e kurseu kujdesin per familjen e Shurdhit e cila më pas pa vështirësi u largua pergjithmone ne Greqi.

Papulasi erdhi dhe here te tjera ne Gjirokaster dhe familjaret e Shurdhit i priste ne Odane e Madhe te Turizmit, pas takimeve diplomatike. Ne cdo takim do t`u jepte dhe ndonje pako me embelsira dhe, nene Fotinia, hiqte diçka menjane dhe per nenen time, karamele, çokolata e biskota, qe ajo i ruante per dy mbesat, Almen e Rozen qe, sa i merrnin ne dore, nuk i hanin po mburreshin ne shoqeri te tyre, kenaqeshin me shume duke i pare e ruajtur, se sa duke i shijuar.

/ Fragment i shkeputur nga libri ”  Pazari i Vjeter ne kujtimet e mia” te autorit Andon Lula/

What do you think?

Written by admin

Nje shkrepje me pamje Gjirokastra nga Ura e Lumit

Gjimnazistët e Gjirokastrës / “Ja sa të lezetçëm kemi qënë”