in

Ta gezojne Emrin Spirot, te kene shendet e lumturi ne familje!- Nga Pirro (Minella) Millona

Sot festojne Emrin edhe Spirot e faqes tone te cileve ju urojme ta gezojne Emrin  dhe te kene shendet!

Me kete rast, si urim dhe pershendetje per ta, po botojme shkrimin e Pirro (Minella ) Millona”DEDIKUAR DATES SE EMRIT TE SHEN SPIRIDHONIT!”.

!

…”Urimi im i pare shkon per Ju te gjithe…”!!!

….Gezuar daten e emrit te gjithe Shen Spirillonjeve!!!!

Qofte nje vit i mbare, tej Pandemise Boterore. Dite te mira pas kesaj vijne. Lum kush te rroje!!!

Une kam disa Urime te rendesishme per te percjelle.

Urimi i pare shkon per prinderit e mi, qe me linden me rriten me dhane edukaten, per dashurine per njerezit!

Nuk mund te mos uroj. Mama “Ciganken” qe me ushqeu me qumeshtin e gjirit te vet, ne ditet e para te ardhjes time ne jete. Nenoken time tjeter Ate Nene Fanine e Gushit, qe me fshinte ate ball vocerraku te dersitur.

Urimi tjeter shkon per gjithe njerezit e mi te afert, motrat e mia, fisin, miqesine, qe me kane qendruan afer ne ditet e veshtira, qe secili nga ne ka kaluar ne kete jete.!

Urimi im shkon per mesuesit e mi duke filluar nga edukatorja e bukur Bukuroshe dhe tere brezi i mrekullueshme te mesueseve te mi, qe me mesuan me pergatiten dhe qe kam arritur tere rezultatet e mia ne boten financiare dhe ne boten e bukur te krijimtarise time.!

Urimi im jua drejtoj kujtimit dhe respektit te miqve dhe shokeve te mi dhe te gjithe te njohurve te mi, qe sot nuk jane mes nesh jane ndare nga kjo jete. Disa mundesi qe kam patur ua kam dedikuar nga nje skice te thjeshte. Perulem para kujtimit te tyre per emocionet qe ma kane dhene gjate rrugetimit te jetes time!.

Urimi im shkon per shoket qe kam patur gjate viteve te shkolles, nga fillorja, tetevjecare, gjimnazi apo edhe fakulteti!.

Urimi im shkon per tere koleget e mi ekonomiste qe me kane ndihmuar ne formimin tim profesional, nga dita e pare e punes deri me sot.!

Urimi im shkon per tere armaten e kolegeve me te cilet kam punuar tere kete karrire, jo te vogel, por plot 42 vjet!.

Nga Uzina e Koksit, Petezimit, Nikel- Kobaltit, Sigurimeve Shoqerore, Bashkise te Elbasanit, Ndermajes Energjetike, Doganen Elbasan, Kesh Tirane, TEC Fier, Ndermarjes Librit Shkollor, Drejtoria e Sherbimit te Trupit Diplomatik, Libri Shkollor, Drejtoria e Kujdesit Shendetsor dhe kolegeve te Zyres Kontabile.

Ku me ta kam ndare gezimet dhe profesionalizmin tim..

Urimi im ne menyre te vecante per Prof. Jani Joro, qe me dha shtysen e pare dhe me kujdes me drejtoi ne kete zhaner krijimesh, ku une perseri e quaj veten maksimumi “Finacier Romantik” eshte barre e rende ta quaj veten letrar te mirefillte!.

Urimi im shkon per miqte e mrekullueshem Albert Zholi, Gjin Musa, Rexhep Kastrati, Zeqirja Ismaili, Mujo Bucpapa, Fatmir Terziu, Anila Kodra, Teuta Shaqiraj, qe me kane postuar ato skica te thjeshta modeste, qe u bene per mua nje nxitje per te tjera skica edhe me te bukura!.

Urimi im shkon edhe per dy Pirrot e Hyrjes time, te riut Pirro Gjika dhe “Veteranit” Pirro Hysi.

Urimi im shkon per te gjithe Pirrot qe kam miq ketu ne fb si miq virtual edhe miq reale!!

Urimi im shkon per ju miqte e mi ketu qe me perkrahni dhe me komentoni, vertet ndihem i vleresuar.Me vjen keq qe ne kete rrugetim kemi shtuar shume miq te mire por edhe na jane larguar, po ashtu miq te mire. U kerkoj ndjese publike edhe per karakterin tim pak impulsiv dhe emocional. I ftoj perseri ne miqesine time. Kam nevoje per cdo njeri nga ju!!.

Ju faleminderit per gjithshka per te cilat une ndihem krenar qe ju kam ne miqesi.!!

Ju uroj nje Vit te mbare ne rradhe te pare ne familjet tuaja , shendeti dhe lumturia e secilit nga ju eshte per mua nje kenaqesi e vecante.

What do you think?

Written by admin

Deputeti Edmond Stojku:U prehshin ne paqe Mantelbardhët që humbën jetën nga Covid 19(Emrat)

“Përmbi Tepelenë…” një këngë e dashur për hamejtë e qytetit të Gjirokastrës