in

Sidki Cani: Ja pse mbremja e Vitit te Ri per Hysni Sinanin, Halit Xarben, Maro Telon , Kiço Halimin u organizua me 7 janar te 1986!

Ne cdo vit te Ri, sektori i prodhimit te bukes ne Gjirokaster,kishte nje vecori nga të gjitha ndërmarjet prodhuese të rrethit,per te mos krijuar asnje shqetësim ne furnizimin me bukë të popullsisë, te sigurohej edhe bukë rezervë për çdo situate.

Me kujtohet, na shkruan Sidki Cani ne ate kohe pergjegjes, ja si e kemi festuar vitin e ri 1986.
U vendos te benim nje mbremje per nder te disa furxhinjve qe dilnin ne pension, shoqeruar me vleresime dhe dhurata per Hysni Sinanin , Halit Xarben, Maro Telon , Kico Halimin dhe 3-4 puntore të tjerë që nuk me kujtohen për momentin.

Mbremja me kolektivin u la per daten 28 dhjetor.
Krijuam rezervën e bukës në të njëjtën kohë përgatitem këndin e kuq tek fabrika e bukes, u përgatiten të gjitha deri tek dhuratat që do t’u jepnim punonjësve ne pension por ja se cafre me ndodhi diten e organizimit te mbremjes, mengjesin e 28 dhjetorit.

Bie zilja e telefonit dhe njoha zerin e kryetarit të komitetit ekzekutiv, ne ate vit, i ndjeri Flamur Cani i cili fillimisht me kerkoi ta informoja si ecte puna per prodhimin e bukes pastaj doli ne shqetesimin qe kishte:

– Sot ne orën 14 turni i dytë te filloje prodhimin e bukes pasi nga drejtuesit e aparatit te Tepelenes kerkohen 6500 cope bukë Reze 90.

Nga ky urdher i prere mbremja nuk mund te organizohej.Eh c`kemi hequr per te njoftuar furxhinjte dhe punetoret të shpërndarë në Dunavat, Manalat, Palorto, 18 Shtatori dhe lagjen Puntore.Me shoferin Nexhip Mezini, shoferin Kico mbiemri nuk me kujtohet shkuam ne Dunavat, Manalat, Cfake, Zinxhira, Palorto, Granice e 18 Shtatori.

Ne oren 14 pa 10 te gjithë puntorët filluan nga puna ndersa ne oren 15.00 kryetari i komitetit ekzekutiv erdhi  per t`u njohur me situaten.

-More Sitki po si i njoftuat kaq shpejt punetoret-mu drejtua .

– Bëmë njoftimin e kohes se veçantë!- i thashe.

Nderkohe nje nga nenkryetaret kishte vendosur mase per mua për organizim të mbrëmjes pa njoftuar organet kompetente,vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra.

Kur situate u kalua,prodhimi u realizua dhe u dergua ne Tepelene,festimet e vitit te ri i bëmë në datën 7 janar.

Ishte nje mbremje shume e bukur.Folën puntorët që do dilnin në pension, pastaj kenge e valle, shpërndamë dhurata simbolike dhe mbrëmja vazhdoi nja 5–6 ore me mbresa dhe emocione.

Nuk do ti harroj kurre ata specialiste qe kishin punuar qysh kur ishte krijuar kooperativa e prodhimit te bukes në vitin 1949 — 1950, të ndershëm në punë e ne jete,ate frymë shoqërore solidariteti, ate mbremje te pas Vitit te Ri organizuar ne nderim te punes se tyre.

What do you think?

Written by admin

Mirëmëngjesi, ja si eshte gdhire Gjirokastra sot!

Gjirokastra, femijeria ime e larget, mall dhe kujtime…