Nese shkojme dhe 30 vjet prapa dhe me syte e mendjes sjellim ne kujtese pamjen ne dyqanet e mishit, te kasapet ne Qafe te Pazarit ne Gjirokaster, do shohim njerez ne radhe duke pritur “mishin e vogel” per darken e fundvitit.
Ndersa sot nga koha e ndarjes se sistemeve, tek rruga e mishit, nuk gjen as njerez, as kasape dhe as mish, po rrugen te ndricuar nga qindra llamba qe bejne drite.
Nje ndryshim i madh midis dy koheve se tani mishi gjendet lehte e me bollek, i madh dhe i vogel, pra i lopur,i vicit, qengj e pula qe keto te fundit “na kane dale nga hundet”, mish i “gjalle” tek dyqnet ne Treg, ne 18 shtatori dhe te ngrire ne supermarkete.
Te gjitha llojet e mishrave dhe sallameri me bollek, po a gjen mish bio qe rritet ne Baldushke dhe qe tregtohet posacerisht ne ditet e ketij fund viti.
Jane gjelat e detit me fame dhe bio te Baldushkut afer me Tiranen, qe sa dime mungojne ne Gjirokaster, edhe pse cmimi ka rene, ne krahasim me nje vit me pare.
Si thoni, mbase duhet provuar, do nderruar dhe goja, apo kush heq dore nga mishi i qengjit?!