in

Si e kujtoni kohen kur ne sheshin e Çerçizit behej xhiro me “rrobat e Amerikes”!

 

Ne Gjirokaster, nga vitet 60 e larte, kur nisi xhirua tradicionale ne sheshin e Çercizit, nga Mesi i Pazarit deri afer Mullirit, nga shumica e pjesemarresve, disa, djem e vajza, dallonin dhe nga veshja; vajzat per fustanet me ngjyra e lule, djemte per kemishat e bardha, pulovrat e trikot, grate per kostumet, te qepura e te prera pas trupit.

Ne xhiro, me keto veshje te vecanta e te bukura binin ne sy, terhiqnin vemendje, kureshtje e zili, shquheshin si qershia mbi torte. Dukej keshtu se shumica gati vishej nje lloj dhe ne levizje ne pergjithesi sundonte ngjyra gri. Keshtu nje pulover, kemishe me ngjyra, xhakete e shkurter apo dopjo pete, kapardine e bardhe, rroba te Amerikes, sic quheshin, ne shoqerine e djemeve e vajzave perbenin lajm , ngjarje.

Ato, bluzat, trikot, xhaketat, pantallonat ,kostumet e palltot e gjata, me jaka te medha e disa edhe me push s`kishin gje te perbashket me veshjet standarde, uniforme, prere e qepur ne rrobaqepesite e shtetit, vite me vone fustanet nje ngjyreshe,kemishat e çelta e kostumet me numra prodhime ne seri te ndermarrjes se prodhimit te veshjeve.

Keto veshje firmato pelqeheshin e deshiroheshin nga te gjithe se ishin krejt ndryshe nga ato qe shiteshin ne Mapon e Madhe. Eh sa ndryshonin ne pamje, cilesi e elegance! Kujtoni kapardinat e gjata me jaka qe vishnin disa me feshfeshet qe i merrte era dhe qe tek Fatirija shiteshin me shumice!

Keto rrroba qe vinin ne pako nga Amerika per familjare ne qytet, te ndritshme, plot shkelqim dhe elegance, flitej e komentohej shume. Shumica qe nuk priste pako nga jashte, i kerkonin edhe per nje “ xhiro te vetme” edhe pse dihej nga te gjithe se aspironin menyren amerikane te jeteses ndaj dhe me pas u vune ne shenjester si veshje ekstravagante po kjo eshte teme tjeter!

Midis atyre qe i kishin dhe deshironin per nje ngjarje personale , ditelindje, fejese apo thjesht “per nje dite”, te dukeshin bukur ne nje mbremje vallzimi, ne nje takim njohjeje apo dashurie, kur do zinin duart etj. “ zemren dhe deren e kishin hapur”. Kerkesa te tilla plotesoheshin me kenaqesi per gjitonin ose gjitonen e lagjes, shoqen apo shokun e shkolles, njerezit e afert apo ata te punes.Veshjet nderroheshin si pjatat , pirunet e luget e mira ne raste dasmash per te nderuar gjitonin.

Ka shume shembuj per te treguar , mund te rendisnim emra te djemeve e vajzave ne vecanti qe nuk kursenin rrobat e bukura te trupit edhe per nje dite e me shume per ata qe nuk kishin dhe duhet te parqiteshin hijshem ne nje ngjarje familjare apo lokale.

Marredhenie te tilla ne ate kohe te varfer e te larget, kush i kujton ndjehet mire dhe shpreh falenderim e vleresim per shoqen e “ pasur” qe e ndihmonte ne nje dite te shenuar te dukej e bukur, terheqese dhe dinjitoze pavaresisht deshires per x veshje ta kishte pergjithmone ne garderoben e shtepise.

What do you think?

Written by admin

Kostaq Dodo per Maksi Çanin: ” Μe mire nje mik se nje çiflik”. A eshte e vertete?!

Futbollisti i talentuar Juxhino Zeqiraj me origjine nga Permeti perzgjidhet ne Klub Market Valuer