in

“Shota” Rita Ora Befason Kosovarët me Kërcimin Tradicional në Skenë! (video)

Me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Rita Ora mbajti koncert në qendër të Prishtinës.

 

Si e ftuar speciale që ishte, Rita ndezi “flakë” gjithë skenën në sheshin “Skënderbej” me performancën e saj para një publiku që përkthyer në shifra ishin rreth 300.000.

 

Por befasia e mbrëmjes ishte performanca e Ritës bashkë me vallëtarët e saj me vallen e “Shotës”, veprim ky që mori vëmendjen edhe nga mediet botërore.

 

Kjo video ka hyrë në listën e videove “trending” në YouTube, ndërsa krenarë me këtë veprim është ndjerë edhe grimeri i famshëm shqiptar Mario Dedivanoviç, i cili publikoi videon e Ritës me mbishkrimin “Kjo është”, duke vënë emotikona në formë zemre me ngjyrat bardhë e zi.

 

What do you think?

Written by admin

Pse është Vlerësuar “Meteor i Kulturës Shqiptare” dhe si u Nda nga Jeta Publicisti Gjirokastrit nga lagjja Varosh Vangjel Koça!

Dhoksati – “Fshat i Lavdëruar nga Zoti”! Ja sesi Bëhet Vitrinë sipas Programit Zhvillimor 100 Fshatra të Shqipërisë për Turizëm Rural!