in

Shkolla “Koto Hoxhi” në Kujtimet e Drejtorit te saj Hulusi Kokalari për Periudhen 1971-1974!

Nga shtatori i vitit 1971 drejtor ne shkollen “Koto Hoxhi” emërohet Hulusi Kokalari. Sipas tij shkolla kishte pervoje te mire ne arritjet mesimore edukative, mësuesit te kualifikuar, të gjithe me arsim përkatës me shkolle pedagogjike, institut te larte pedagogjik e me Universitet.

 

Numri i mesuesve ishte reth 75, i nxenesve mbi 1400. Shkolla pati nje sere arritjesh ne mesim-pune prodhuese e edukim fizik e ushtarak. Ne mësim pati kalushmeri dhe cilesi te larte për periudhen 1971-1974 u rendit ne shkollat me te mira ne Shqiperi. U organizua ne rang kombetar nje seminar per kalueshmerinë dhe cilesinë e larte ku moren pjese drejtues te arsimit nga gjithe vendi, pushtetit dhe Ministrise se Arsimit.

 

Shkolla u pajis me laboratore e kabinete per te gjitha lendet mesimore si ai i biologjise, kimise, fizikes, letersise etj. Ne keto laboratore organizoheshin seminare me mesues te rrethit dhe vendit per shkembim eksperience.

 

Baza prodhuese e shkolles perbehej nga punishtja e zdruktarise dhe kopshti i biologjise me serë. Ne kopshtin e shkolles ne saj te punes se pa lodhur te mesuesve te biologjise Viktor Angoni, Garentina Bilushi dhe Isuf Zeko nxënësit mësonin në praktikë kultivimin e kulturave bujqesore.

 

Nje pune te lavderueshme ka bere per miërmbajtjen e kopshtit dhe pularise, lepujve etj.. bahçevani i talentuar Veip Sino (xha Vehipi). Prodhimet e shkolles i shiteshin ndermarrjes tregtare te qyteti dhe te ardhurat depozitoheshin ne nje llogari bankare, e cila perdorej per nevojat e shkolles.

 

Ne shkolle janë organizuar për peiudhën aktivitete sportive si basketboll, atletik, ciklizem etj. Skuadra e basketbollit e shkolles merrte pjese ne kampionatin kombetar te te rejave dhe zuri vendin e dyte ne kampionatin kombetar te basketbollit.

 

Ne olimpiadat e matematikes, fizikes, biologji-kimise shkolla renditej ne vendet e para. Nxënësit e saj ne shkollat e mesme dhe ato profesionale si dhe në universitet janë shquar për rezultate te larta.

 

 

Hulusi Kokalari lindi në Gjirokastër më 27 nëntor 1942 në një familje intelektuale qytetare. Në vitin 1960 mbaroi gjimnazin “Asim Zeneli” me rezultate të larta dhe në vitin 1966 Universitetin e Tiranës në degën e matematikës. Në shtator të vitit 1966 emërohet mësues i matematikës në gjimnazin “Asim Zeneli” dhe më pas drejtues në shkolla të mesme e 8-vjeçare të qytetit.

 

Për një periudhë disavjeçare ka qënë pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik (sot Universiteti “Eqrem Çabej”) dhe në filialin e Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës (dega Gjirokastër). Ka qënë anëtar i grupit të punës për futjen e njohurive të reja në matematikë të drejtuar nga Instituti i Studimeve Pedagogjike. Është autor i disa artikujve pedagogjikë të botuar në shtypin e kohës dhe bashkautor i librit “Ushtrime dhe probleme të algjebrës” për shkollën 8-vjeçare botuar në vitin 1976. Ka marrë pjesë në disa konferenca pedagogjike kombëtare për zhvillimin e arsimit në Shqipëri.

 

Nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë është dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri” për metodat e reja të mësimdhënies në shkollë.

 

Në vitin 1992 konkuron pranë programit PHARE të Komunitetit Europian dhe emërohet drejtor i Agjensisë Rajonale të Zhvillimit të Biznesit (SME) për Jugun e Shqipërisë. Gjatë viteve 1992-2003 ka kryer trajnime kualifikuese në Shqipëri dhe Europë në kuadër të programeve të huaja dhe të vendit, me angazhime në planet e biznesit të rajonit jugor. Bashkëpunon me disa institucione të huaja si USAID, GTZ, UNDP, SOROS si dhe me ato vendase si Institutin e Studimeve Bashkëkohore, Qendrën Shqiptare të Kërkimeve Ekonomike, Partnerët-Shqipëri, Qëndrën e Agjensive Rajonale të Zhvillimit-Tiranë etj. Është anëtar i Forumit Ekonomik të Gjirokastrës dhe i bordit në Qendrën e Agjensive Rajonale të Zhvillimit-Tiranë.

 

Në konferenca kombëtare e ndërkombtare ka referuar tema për zhvillimin e biznesit në rajonin jugor e ka botuar librin “Kurs Praktik në Informatikë” në bashkëpunim me të birin.

 

 

What do you think?

Written by admin

Luftëtari Zbret Nga Kali Skënderbeun – Skuadrën që Kryeson Renditjen! Ja 2 Golat e Kristal Abazaj!

METE PEÇI – Monografi “Bota e Guximtarëve – Kapedan Çelo Picari”