in

METE PEÇI – Monografi “Bota e Guximtarëve – Kapedan Çelo Picari”

Autor i disa librave, Mete Peçi eshte dhe autor i monografise “Bota e Guximtarëve – Kapedan Çelo Picari” ne te cilin shkruan per figuren e kordhëtarit te pamposhtur te Laberise, Çelo Picari, figure e pranuar dhe e kujtuar në histori, dokumentare historike e letersi.

Çelo Picari lindi ne fshatin Picar me 1801 dhe që në fëmini e rinine e pare u shqua per trimëri. U fut dhe ne oborrin e pashait te Janinës, Ali Pashë Tepelenës duke kaluar me sukses provën duke kaluar midis dhjetra rojeve te armatosura.

Aliu përplasi duart dhe dha urdher per ta kapur, por Çelua nuk u tremb. Ai me gjakftohtesi nxori pallën dhe mori pozicion per vetembrojtje me shpate ne dore. Atehere Veziri vuri buzën ne gaz dhe iu drejtua rojeve që ta lejonin, duke thene “Ky bën për mua”.

Ky fragment nga libri dhe te tjerat që autori i pershkruan ne detaje e me vërtetësi, mbështetur në fakte historike dhe folklorin e popullit, ngrenë lart figurën e luftëtarit të sa e sa luftrave ne sherbim te mbrojtjes se vendit te tij, Shqipërisë.

Jeta dhe vepra e Çelo Picarit është nderuar në vite. Më 23 korrik te vitit 1880 Lidhja e Prizrenit mbledh anetaret e deges së saj në Gjirokastër dhe Abdyl Frashëri, ne fillim te mbledhjes, kujtoi me respekt Çelo Picarin, që ishte ndare nga jeta dy muaj më parë.

Në pllakën e varrit te Çelo Picarit shkruhej:

“O vizitor, mos u tremb nga vdekja, bota eshte e guximtarëve, e atyre që luftojnë për vatan.”


What do you think?

Written by admin

Shkolla “Koto Hoxhi” në Kujtimet e Drejtorit te saj Hulusi Kokalari për Periudhen 1971-1974!

Ceremoni në Gjimnazin “Siri Shapllo” – Mësuesi Jorgo Buka Shembull për Nxënësit dhe Kolegët!