Kuron zemrën, enët e gjakut, parandalon kancerin e gjirit, prostatës, dhe të zorrës së trashë.
A e dini se shega është një ndër frutat më të rrallë në tokë për nga vlerat që ka për shëndetin? Nëse doni të dini se çfarë duhet të konsumoni gjatë kësaj periudhe, atëherë ne po ju themi se shega duhet me patjetër të bëjë pjesë në shportën e ushqimeve për stinën e vjeshtës. Shega – fryti shërues i pasur me antioksidantë, gjithmonë është vlerësuar si simbol i shëndetit, plleshmërisë dhe jetës së amshueshme. Jashtëzakonisht të popullarizuara janë lëngu, farat dhe vaji i saj.
Shumë studime kanë vërtetuar që bëhet fjalë për një nga frutat më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe eshtëror, shkruajnë mediet. Është treguar që edhe doza ditore e ekstraktit të shegës nga i cili më së shpeshti konsumojmë çaj ose pekmez, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe nivelit të kolesterinës. Shkencëtarët konsiderojnë që kjo mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës te personat e trashë për 17 për qind. Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leukemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit.
Shega është po ashtu e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet mjet i shkëlqyeshëm kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit, fenoleve natyrale si elagitaninet dhe flavonoidet. Përmban fitokimikate që nxisin krijimin e serotoninës për disponim më të mirë dhe estrogjenit për ruajtjen e masës eshtërore, ndërsa ky zbulim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për parandalimin e osteoporozës. Për ngritjen e imunitetit dhe parandalimin e çrregullimeve shëndetësore ekspertët rekomandojnë konsumimin ditor të 2,5 decilitrave të lëngut të shtrydhur të shegës ose atij kualitativ të blerë. Hulumtimet kanë treguar që vaji i shegës mbron nga kanceri, diabeti, trashja dhe sëmundjet e zemrës, ndërsa të pasurit e antioksidantëve me shumicë e bën shegën aleat të fuqishëm kundër plakjes. Ia kthen elasticitetin lëkurës, duke luftuar njëkohësisht kundër ekzemave, psoriazës dhe lëkurës të djegur nga dielli. Acidet yndyrore që i përmban reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet në muskuj. Shega është e pasur me fitoestrogjene, të cilat lehtësojnë simptomat e menopauzës dhe paramenopauzës si ndryshimi i disponimit, djersitja gjatë natës dhe mungesa e libidos.
Përveç të gjitha këtyre që u theksuan, lëngu i shegës përmirëson edhe funksionin erektil dhe ngrit kualitetin e spermës. Aplikimi i shegës në shtëpi është i madh, nga ajo mund të përgatiten xhelatina, ëmbëlsirat, shurupet, melasa, lëngjet, likeret, vera, uthulla dhe çaji.
Dobitë
Studimet shkencore te ditëve të sotme po hedhin dritë mbi të vërtetat; përse kjo bimë është bërë kaq e dashur deri mitike nga të gjithë popujt e botës!? Që në lashtësi, rreth 3000 vjet më parë, njerëzimi i ka pikasur cilësitë e veçanta të kësaj bime në drejtim të luftimit të sëmundjeve dhe përmirësimit të shëndetit njeriut. Studime shkencore rreth përfitimeve mjekësore nga shega kanë qenë të pakta. Vitet e fundit këto studime janë intensifikuar, shumë shkencëtarë po kryejnë kërkime shkencore, të cilat janë në stadin e epruvetave, të provave në kafshë dhe pak aplikime janë bërë në njerëz. Deri tani, shkencëtarët e mjekësisë moderne janë befasuar nga të dhënat e para që kanë zbuluar në drejtim të dobive shëndetësore për njeriun, dhe e kanë cilësuar si një bimë “çudibërëse”. Në kokrrat e shegës është zbuluar një lëndë që quhet punicalagins, një antioksidant që e përmban vetëm shega.
Qendrat shëndetësore prestigjioze në SHBA e rekomandojnë shegën dhe lëngun e saj për disa sëmundje:
1. Parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
2. Parandalimin e Kancerit, veçanërisht kancerin e prostatës dhe të gjirit tek femrat.
3. Për uljen e kolesterolit në gjak.
4. Parandalon mbipeshën.
5. Lufton dëmtimin e qelizave; parandalon degradimin e ADN-së qelizore
Kujdes, shega ka ndërveprim me ilaçet e ndryshme
Theksohet se shega ka ndërveprim me ilaçet e ndryshme, prandaj duhen konsultime me mjekun për njerëzit e sëmurë. Shega është e pasur me vlera ushqimore si kripra minerale, Vitamina C, Vitamine K, Vitamina B6, fibër, etj. Sot tregtohet si frut, lëngje dhe kokteje të ndryshme, prodhohet edhe verë.
***
Fruti që vlerësohet edhe në librat e shenjtë si Bibla dhe Kurani
Kuriozitete dhe fakte të rralla për shegën
Gjatë historisë së saj mijëra vjeçare, shega ka qenë simbol i shpresës, paqes prosperitetit dhe bollëkut, për banorët e çdo pjese të botës ku ajo është kultivuar. Popujt e besimeve dhe kulturave të ndryshme ja kishin diktuar dhe i njihnin mirë dobitë e saj, prandaj u bë simbol për Hyjnorët, udhëheqësit historikë, letrarët dhe artistët e famshëm. Këto i gjejmë të pasqyruara në histori, mite, fe të ndryshme, folklor, artin klasik dhe në veprat letrare e artistike. Po përmendim disa: Në Egjiptin e lashtë, 3600 vjet më parë, janë gjetur në varre piktura murale që simbolizonin jetën e përtejme. Mbretin TATU e varrosën me një vazo me shegë. Shtyllat e tempullit të Solomonit në Jeruzalem, ishin zbukuruar me piktura të luleve dhe frutave të shegës. Monedhat e argjendit të Izraelit( 60-70), kishin të stampuara tri kokrra shegë, si tek tempulli Solomonit. Në traditat e hebrenjve shega simbolizon drejtësinë. Persianët (600-700 PK) mbillnin shegë në oborret e tempujve si simbol i përjetësisë, pasi shega kishte gjithë vitin gjelbërim.
Në mitet e Greqisë së lashtë, shega ishte simbol i pazgjidhshmërisë martesës. Vajzën e Perëndeshës Demetër, Persofonin, e rrëmbeu në ferr Hedes. Ai duke e gënjyer i dha të hante disa kokrra shegë. Ngrënia e shegës e ndalonte të ndahesh nga burri. Zeusi si Kryeperëndi e zgjidhi me një kompromis: Persofoni do te jetonte në ferr me Hedesin një të tretën e vitit dhe dy të tretat me Demetrën. Kthimi Persofonit në ferr bëhet me ardhjen e pranverës. Gjithashtu shega ishte e shenjtë për Perëndeshën e dashurisë Afërditën dhe Perëndeshën e martesës HERA. Për to, fruti shegës simbolizonte çertifikimin e martesës dhe humbjen e virgjërisë femërore.
Në Romën e lashtë shega gjendet si element zbukurimi në mozaket e ndërtesave të ndryshme. Gratë e martuara për të treguar statusin e tyre martesor, në publik vendosnin në kokë një degë shege.
Në fenë e krishterë, në Bibël, shega përmendet disa herë. Për artin kishtar ajo simbolizon ringjalljen e Krishtit dhe premtimin e jetës pas vdekjes. Në pikturat e Sandro Botticelli(1440-1510), Raphael(1483-1520), Filippino Lippi, etj., Shën Maria paraqitet me Krishtin fëmijë i cili mban në duar një shegë. Shega, simbolizon bollëk, shpresë, produktivitet dhe dlirësinë e Virgjëreshës Mari. Në veladonet e rasot e priftërinjëve dhe ikonostaset e kishave janë dizenjuar ose gdhëndur lule e fruta të shegës. Gjat ceremonive të vdekjeve ose përshpirtjeve, kokrrat e grurit të ziera me sheqer që jepen për këto rraste, zbukurohen me disa kokrra shegë anash. Shumë dijetarë hebrej besojnë se “fruti i ndaluar” i Kopshtit Edenit ishte shega.
Në fenë islame shega vlerësohet si një frut i çmuar për ushqim dhe përmendet si sinonim i paqes. Librat e fesë islame thonë se çdo kokërr e shegës është një mesazh nga Parajsa. Në Kuran, Parajsa përshkruhet e përbërë nga katër kopshte me burime e pemë, në mesin e tyre dhe shega. Dinastia Islame Maure(1238-1358), ndërtoi në Granada të Spanjës një pallat madhështor ku në mure, dysheme dhe qemere ishin vizatuar apo ndërtuar mozaikë me lule e fruta shege.
Në Budizëm tri fruta konsiderohen të shenjta: portokallet, shegët dhe pjeshka. Këto në artin budist, përbëjnë thelbin e ndikimeve të dobishme. Buda predikonte se çdo zakon i keq tek fëmijët shërohet duke ngrënë një kokërr shegë.
Në kulturën kineze, që nga lashtësitë e deri në kohët tona prodhimet e porcelanit dhe të mëndafshit janë zbukuruar të dizenjuara me lule të shegës.
Mbreti Anglisë Henri VIII kur u martua me Katerinën e Aragonës, si emblemë të tyre kishin shegën e Granadës. Thuhet se ky ka qenë i pari që e ka mbjellë këtë bimë në Britani.
Maksimiliani i Austrisë në vitin 1519 zgjodhi dhe vendosi shegën si simbol personal të tij.
Në vitin 1598 Mbreti Francës Henry IV, përfundoi luftën civile midis katolikëve dhe protestantëve, dhe si heraldikë zgjodhi të kishte një shegë.
Shkrimtari famshëm Oscar Uilde(1854-1900), shkruajti përrallën për fëmijë “Shtëpia e Shegëve”, me mesazhe të fuqishme për të rriturit. Ndërsa për Uliam Shekspirin tek “Romeo dhe Zhulieta”, shega simbolizon dashurinë e ndaluar.
Ne gjysmën e parë të shekullit të kaluar, shega u bë pjesë e lëvizjeve artistike moderne si: Post-impresionizmit, Fauvismi, Kubizëmi dhe Surealizëmi. Paul Cezanne(1039-1906), Henri Matisse(1869-1954), Picasso(1881-1973), Salvador Dalí(1904-1989), etj., në punët e tyre kanë përfshirë dhe shegën. Edhe kurora që kurorëzon vajzën më të bukur, “Misset” si dhe kurorat e disa mbretërve janë dizenjuar e konceptuar si një lule shege.
Në Shqipëri shega është mijëra vjeçare. Gjurmët më të vjetra në trojet tona janë gjetur në Butrint si element dekorativ i mozaikëve, datojnë në shek. IV para Krishtit. Në shumë punime popullore, si gdhendjet në dru apo endjet, lulja e shegës është përdorur si element zbukurimi ose dizenjo që në lashtësi. Shega pasqyrohet ose ka lidhje me shumë rite dhe folklorin e trevave të ndryshme të vendit tonë. Në traditat dhe ritet e lashta popullore konsiderohet si simbol i fertilitetit. Në Mallakastër, Berat, Dumre, etj., në dasma, karvanit të krushqëve që shkonin për të marre nusen, u printe një flamur ku në majë të flamurmbajtëses(bishtit) vendosej një shegë. Në disa zona të tjera si, Vlorë e Gjirokastër nusja kur shkon tek shtëpia e dhëndrit merr me vete një shegë ose, ja japin për të hyrë në shtëpi më shegë në dorë. Shega për shqiptarët është sinonim i të bukurës në përgjithësi dhe i bukurisë femërore në veçanti. Në këngët popullore të jugut thuhet
12 fakte që duhet t’i dini për shegën, ja çfarë kuron
Shega është një frut që është përdorur që nga koha e Hipokratit. Mjekësia tradicionale përdor lëkurën, gjethet dhe farat e saj për të luftuar diarrenë, dizenterinë kronike dhe plagët. Farat e pabëra përdoren për temperaturën, ndërsa të pjekurat për kollën. Në Romën Antike, ajo ishte e njohur për cilësitë kozmetike të saj. Kleopatra përdorte lëngun e saj në fytyrë, në flokë dhe në thonj.
12 fakte mbi shegën:
1. Shega njihet si simbol i pjellorisë dhe i fatit të mirë
2. Brenda një shege ka rreth 800 kokrra të vogla ngjyrë të kuqe
3. Lëngu i shegës shton prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe zvogëlon ngarkesën kardiake.
4. Ideale për fëmijët e vegjël që kanë kollë dhe temperaturë.
5. Lëngu i shegës është ideal për flokët, lëkurën dhe thonjtë falë përbërësve që ka
6. Shega është e mbushur me antioksidantë
7. Parandalon kancerin e mushkërive, të prostatës, të gjirit, gjithashtu diabetin, osteoporozën, etj.
8. Studimet e fundit tregojnë se konsumi i një shege si lëng rrit dëshirën seksuale.
9. Lëngu i shegës shuan etjen, hap oreksin dhe kthjellon mendimet
10. Shega redukton rrudhat në fytyrë dhe i jep freski asaj
11. Lëngu i shegës ka 3-4 herë më shumë antioksidantëve se rrushi i zi, çaji jeshil dhe vera e kuqe.
12. Është shumë e pasur me kalium, hekur dhe vitaminat A,C dhe E.
Lëngu i shegës, lufton infarktet dhe iktusin
Lëngu i shegës tashmë mund të quhet një bar i çmuar për zemrën. Nëse pini një gotë me lëng shege çdo ditë, do të mund të parandaloni formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arteriosklerozat. Fruti i shegës është simbol i jetëgjatësisë. Autorët e këtij studimi shpjegojnë se efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilët forcojnë muret e enëve të gjakut. Nëse pini çdo ditë një gotë lëng shege, kjo mund të jetë një mënyrë natyrale për të parandaluar dhe luftuar arteriosklerozat. Eksperimenti i kryer mbi qelizat njerëzore të marra nga arteriet koronare dhe te minjtë me nivele tepër të larta kolesteroli në gjak, kanë treguar se lëngu i shegës pengon veprimin e ELK-1 e p-JUN, që janë dy gjene të njohur për favorizimin e formimit të pllakëzave në enët e gjakut dhe ndihmon për aktivizimin e substancave oksiduese.
Përdorimi i shegës në mjekësinë popullore
Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije te athet dhe ere. Shega me farat e saj te kuqe si rubin është një frutë i shijshëm por edhe shume i vlefshëm për organizmin e njeriut. Ajo është konsideruar si frutë i fertilitetit. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektine, vitamine C etj. Lëngu dhe vaji i nxjerre nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes se lëngut te shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe te zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorre. Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti rrudhëse e tonike ; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara të gojës, kundër ënjtjes se bajameve dhe acarimeve te mishrave te dhëmbëve. Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lëngu i portokallit) i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti rrudhëse e tonike ; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve. Kuron:
-Sëmundjet e stomakut
-Sëmundjet e zorrëve
-Dhimbjet e barkut
-Hemorroidet
-Ënjtjen e bajameve
-Acarimin e mishrave të dhëmbëve
Merren 20-30 gramë lule shege në një litër ujë dhe vihen të zihen për gjysmë ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e frutave të shegës ka veti regjëse. Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve. Lëvozhga e frutave të shegës lufton me sukses amebat, të cilat e dobësojnë shumë organizmin, e veçanërisht te fëmijët. Për këtë merren lëvozhgat e një kokrre shege, vendosen në një enë prej balte dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Pasi ftohet lëngu, pihen dy gota likeri në ditë, një në mëngjes e një në darkë, gjithmonë para buke, për 10-15 ditë. Pa përdorur tjetër ilaç, organizmi do të çlirohet nga amebat.
Lexo më shumë në: http://kosovarja.al/shendetesi/