Majoneza është salca më e famshme dhe më e përhapur në botë.
Ajo perdoret në shumë mënyra, duke filluar tek shoqërimi i peshkut, mishit, vezëve të ziera, sallata e famshme ruse, për të pregatitur salca të tjera, apo edhe për të dekoruar pjata të ndryshme.
Me poshte ne po iu japim receten e pergatitjes ne kushte shtepie se kesaj salce kaq te shijshme.
Perberesit e recetes
100 ml vaj ulliri bio
1 vezë fshati
1 lugë gjelle mustardë bio
1 thelpi hudhër
1/2 lëng limoni +lëkura e grirë
Kripë, piper
Pergatitja e salces
Hidhni në një mikser dore të gjithë përbërësit përveç vajit të ullirit.
Ndizni mikserin dhe bluani duke hedhur vajin e ullirit gradualisht.
Vazhdoni kështu derisa të trashet e të marrë formën e majonezës.
Shihet me sy trashesia e duhur .
Ju befte mire!