Amvisa, nxitoni, tani eshte koha për Sarmat që ne Gjirokaster e krahinat rreth saj pergatiten me fletet e hardhise…
Pse themi nxitoni, se tani ato jane te njoma eshte koha me e mire per t`i shijuar.
Dhe ja si pergatiten:
Fletet e herdhisë i ziejme ne ujë të valuar që të zbuten. Qepet e grira kaurdisen lehte me vaj, lakra dhe qepe te njoma te grira holle shoqeruar me dhjozmo, maraj dhe majdanoz.
Perzihen dhe ne to hidhet masa e orizit qe lihet ne zjarr sa te pihet lengu. Ne cdo flete herdhie hedhim nje luge nga masa e pergatitur dhe cdo njeren e mbeshtjellim me kujdes.
Te gjitha i veme radhe radhe ne nje tenxhere me fund te gjere dhe, mbasi i mbulojme me nje pjate, mbi te hedhim l liter uje te valuar, pak kripe dhe 2 filxhane me vaj ulliri. I leme qe te ziejne ne zjarr te avashem. I tundim here pas here qe te mos zene fund, sa te pijne ujin, shenje qe tregon se sarmat jane gati.
Normativa per 4 persona.
500 gr.oriz,
l kg lakra te egra,
500 gr qepe,
ereza te ndryshme,
200 gr. vaj ulliri dhe pak gjalpe.
Sarmat ne familjet gjirokastrite pergatiten edhe me miell te misert.
Ato pergatiten edhe me fletet e lakres se bardhe dhe perdoret e njejta menyre pergatitjeje.