in

Rrotat me tel, “biçikletat”e fëmijërisë, çfarë të kujtosh më parë?!

Nga vitet`55` biçikletat numeroheshin me gisht ne Gjirokaster. Ne lagjen Pazar i Vjeter kishte vetem Gavril Paparizua dhe ca muaj edhe Kosta Kuruni qe rrinte me qera ne shtepine e Ilo Iljadhit.

Po femijet nuk ishin pa “biçikleta”. Ata argetoheshin me “biçikletat” e dores, me dhe pa timon, rrota teli te madhesive te ndryshme, ja si kjo ne foto qe “shoferi” e drejtonte me nje shufer po prej teli.

Kush ka perdorur biciklete te tille me nje rrote sot duke e kujtuar ndihet me siguri emocional e me plot kujtime. Me to bridhej sokake me sokake e rruge me rruge lagjeve te qytetit.

Femijet e Pazarit te Vjeter , ata te Lagjes Teqe po dhe lagjeve te tjera me to vinin rrotull rruges se nenkalase, ca i merrnin me vete e benin xhirro ne fushen e vjeter. Beheshin dhe gara, me fitimtare dhe te humbur.

Stervitet dhe argetimet ishin jo te organizuara po me inisiativen e vete femijeve, kush te dilte i pari, kush te kish rroten me te madhe prej teli, kush te mburrej me shume po ishte dhe bukur, me zbavitje mbreselenese.

Çfare te kujtosh me pare!!

What do you think?

Written by Admini

Nese keni patur, “zbuloni” emrin e dyte te kesaj paisjeje te perdorimit shtepiak

Luan Omari figurë e shquar e jurisprudencës dhe historisë së dijes shqiptare