in

Rremashët më të Famshëm të Qytetit të Gjirokastrës ( Ja emrat)

…Pse mo ju kam genjier ndonjehere qe t`ju genjej edhe sot?!

Prisnit qe te zija emra ne gole e pastaj te me vinit ne nje radhe me “ Budallenjte e genjeshtrave “ sic quhen sot 1 prill 2020.

Jo mo vedha, s`me kane ikur mend, s`mi ka marre lumi, as kam ndermend , s`jam si i ligu, qe gjetke ben folene e gjetke kakaris.
Jo mo jo nga ajo lagje qe jam une, nga Dunavati i pare, nuk e japim njeri tjatrin, nuk e nxjerrim lekuren ne Pazar, as per prill , as per maj. Se dihet, nje kra, s`mba nje kala!

Ja sikur thashe nje dy emra, po mbushet thesi me genjeshtra?

Pastaj ka Gjirokastra rremashe? Une them nje a dy jo me shume!

Po dhe keta pse t`i mbaj ne gole?!

Me thote gola te mira, nuk jam kategori qe me degjohet e me mbahet vesh dhafi, s`kam qese plote qe te me hapet cdo porte. Dhe politikan nuk jam, te genjej nga mengjesi ne darke, te tjere derdhin gjakun, te tjere hane canakun, me nje kembe ne qerse e tjeren ne ugar.

Jo mor jo!

Nuk jam ne kete qytet per nje dite, dua qe i miri te me hapi deren se sa per te ligun, ai te ve ferren.

Vertete l prill eshte, dite me te rrema, kush te genjeje e tia hedhi tjetrit lerat ne kurriz po ja qe une nuk genjej dot ne drite te diellit, te ngryset nje çike pastaj shome e bejme, po kripa me karar dhe fjala me kandar, se po shkava nje here nga gola do shkas gjithmone. S`kane thene kot te paret e Dunavatit kur ze kacidhja lesh, gjithe boten e perqesh.

Kaq per sot, Prilli i Mbare e me virusin ne grope!

Nga une gjirokastriti i pare se te dytit nuk i ka dale gjumi akoma!

What do you think?

Written by Admini

Shkon në 52 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri, ndersa…

” Gënjeshtra i ka rrënjët përjashta?” – Dini të tjera?!